Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane, Shkodran Mustafi, është ndër më të mirët në La Liga.
22-vjeçari është kampion bote me Gjermaninë dhe natyrisht që respekti për të është i madh nga kundërshtarët e tij në La Liga.
Së fundmi mbrojtësi ynë ka bërë një krahasim interesant mes Lionel Mesit dhe Krisitano Ronaldos, shkruan Telegraf.
“T’i krahasosh ata dy është sikur të bësh krahasim mes Ferrarit dhe Lamborghinit”, ka deklaruar Mustafi për ‘Kicker’.
“Kristiano të shkatërron nëse i jep atij vetëm pak hapësirë, kurse Mesi krijon një shans me më pak hapësirë”,ka deklaruar mbrojtësi shqiptar, duke thënë se që të dy janë lojtarë të mëdhenj.
Bravo Mustafi,je nje yjet e rralle futbolli.Je kampion bote dhe je shqiptar me zemer.