El Clasico i milionave, fiton sulmi i Barcelonë

21 Mars 2015, 16:23Sport TEMA

MSN përballë BBC.

Nuk bëhet fjalë për një përballje mes gjigandëve të komunikimit, por për dy prej sulmeve më të rrezikshëm të planetit.

Dy armata të rënda që prezantojnë një sfidë brenda sfidës.

Kush do të triumfojë në El Clasico?

Messi & CO apo Cristiano Ronaldo me dyshen Bejl-Benzema?

6 lojtarë që pa frikë mund të renditen edhe mes më të shtrenjtëve në histori.

Sipas një përllogaritje të thjeshtë të bazuar në vlerat e faqes së specializuar “Transfermarkt”, duelin e milionave e fiton Barcelona me Mesi-Neimar-Suarez, vlera e të cilëve shkon në total rreth 260 milion euro, 10 më shumë se treshja e “Los Blancos”.

Në këtë përballje, argjentinasi dhe luzitani vlejnë të dy nga 120 milion, pasi numri 10 i Barcelonës ka fituar terren gjatë muajve të fundit, duke përfituar edhe nga rënia e dukshme e fituesit të Topit të Artë.

Vlera e merkatos së lojtarëve bazohet në disa të dhëna dhe koncepte si p.sh. pozicioni i tyre në fushën e lojës, golat e shënuar, kontrata, mbulimi mediatik, mosha dhe rritjja progresive.

Në këtë mënyrë, Luis Suarez vlerësohet rreth 60 milion euro, 10 më shumë se Benzema, ndërsa Bejl dhe Neimar gëzojnë pozita të barabarta, me vlerën e kartonit që shkon 80 milion.

Një tjetër krahasim logjik në këtë përballje është edhe vlera e lojtarëve të dalë nga akademitë e dy klubeve, ku Barcelona shkëputet ndjeshëm, pasi La Masia ka nxjerrë në treg lojtarë disa herë më të shtrenjtë.

Kështu, kryeqytetasit mund të krenohen vetëm me Naçon, Karvajal e Hese.

Vlera totale e tyre shkon rreth 43 milionë euro, pothuajse sa gjysma e vlerësimit që iu bëhet të rinjve “blaugrana” me Bartra 13 milion, Xhordi Alba 25, Montoja 10 dhe Rafinha e Munir me nga 12 milion.

9 komente në “El Clasico i milionave, fiton sulmi i Barcelonë”

  1. NAN MYZEQARI says:

    MESI eshte i ‘lindur’.K RONALDO I ‘bere. Ktu eshte dallimi midis tyre. MESI PERENDI dhe tjetri njeri.

    1. i says:

      Po cdo ti nga myzeqeja qe keni perendi prasin dhe lopen te japesh mend.

  2. madrid says:

    E po mire, shyqyr qe na e sqarove. Dmth Messi s’paska pas gjo ne dore, qeka bo aksidentalisht, thjesht nga rutina. Kurse ky tjetri te pakten eshte njeri punetor dhe me ego.

  3. england says:

    Qe kur Xhordi Alba konsiderohet si lojtar i dale nga akademia e Barcelones!Me sa di une Alben e ka marre Valencia ne sezonin futbollistik te vitit 2008-2009 nga Gimnàstic de Tarragona,nese e konsiderojme lojtar te akademise se Barces me qe se kjo e fundit e bleu nga Valencia ne sezonin 2011-2012,pra per tre vite qendrimi ne Barcelone,atehere i bie qe dhe Bejl te jete lojtar i akademise se Realit,megjithese nuk e flet aspak spanjishten!

  4. madrid says:

    Ah sa kom qesh me “England”, je i modh. Po shyqyr qe eshte Fusha e Myzeqese, qe nxjerr specialista futbolli thuj. Ha ha ha.

  5. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Thashe qe ti merj njehere leje ” Englandit ‘ po pastaj u bera pishmend ,pavarsisht se Madridi vazhdon me lepirje by…..
    MESSI ju qe do tu beje me infarkt ,une kete e di si drita e diellit .
    Mosi bini ne qafe kot “”MYZEQARIT ” sepse ai ka thene nje sentence qe :
    MESSI e ka ne Trashegimi ne GEN ,pra MESSI ka genin te trasheguar nga para-ardhesit ,qe bart faktorin INTELEKT ,pra MESSI e ka te lindur dhe Dominant kete gen ,kurse NALDA juaj eshte as me pak dhe as me shume por QENI i PAVLLOVIT ,
    Thene me shqip ,MESSI MENDON me shpejt ne njesine e kohes dhe per paspje VEPRON dhe me shpejt ,ky eshte sekreti .
    RonaldA juaj eshte aq pise sa i bertiti BALE-s mur shenoi golin e pare me Levanten .
    Hidhuni dhe lexoni cka ka kumtuar PELE per MESSIN sido qe eshte Argjentinas me te cilen Brazili eshte ne
    “LUIFTE “.
    El Clasico neser nuk ka favorite ,pavarsisht formes se “MIRE ” momentale te BARCES dhe formes se “KEQE ” momentale te REALIT .

    1. Pelasgian says:

      Pikerisht sepse Ronaldo nuk eshte “I LINDUR” i duhet rrit “MERITA” sepse me pune e me djerse ka arrit aty ku eshte dhe ka dy sezone qe e ka lene ne hije “Messi Perendine”.

      Un nuk jam as tifoz i Barces dhe as i Realit por jam realist .
      Futbollin qe ka bo Barca me Ronaldinjon , Eton , Messin zor se mund ta arrije noj klub por sot per sot mes Realit dhe Barces nuk ka me diferenca .

      Prandaj do te jete nje sfide e hapur , (favorite natyrisht eshte Barca).

      Rikthim tek “Messi Perendia” – Per mua ai ka qene (eshte) lojtar i mrekullueshem qe ka arrit gjithcka edhe per shkak te nje skuadre (PLOT me talente) qe u ndertua PERRETH TIJ .

      Ky eshte sekreti i deshtimeve te Messit ne BOTERORET qe ka lujatur .

      PER MU , FUTBOLLI KA VETEM DY PERENDI , (PANTERA E PAARITSHME DHE DORA E ZOTIT).

  6. Pelasgian says:

    Messi eshte PURO TALENT ( ALLA ARGJENTINO-BRAZILIAN) qe SHKELQEN SI QUASAR kur ka “Honen e mire”

    Ronaldo eshte PURO MAKINERI ( ALLA ITALIANO-GJERMAN ) qe s’rresht se luftuari edhe kunder vet limiteve te tij.

  7. rigoni says:

    ja qe disave nuk u doli fjala.Per te folur flasim te gjithe,por futbolli luhet me gjunje dhe sot madrilenet I kishin me te forte gjunjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje