Armenia shpall listën, edhe Mkhitaryan ndaj Shqipërisë

20 Mars 2015, 20:26Sport TEMA

Federata Armene e Futbollit shpalli listën e 24 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen elimintarore të 29 Marsit me Shqipërinë në Elbasan Arena.

Asnjë surprizë në zgjedhjet e trajnerit Bernard Challandes pasi të gjithë futbollistët e rëndësishëm që ka në dispozicion Armenia do të udhëtojnë drejt Shqipërisë  të premten e ardhshme, raporton Sport News.

Në një sfidë shumë të rëndësishme për të dyja kombëtaret, përfaqësuesja armene do të mund të mbështetet te lojtarët e saj më të mirë, ku bie në sy ylli i ekipit Henrikh Mkhitarayn. 26-vjecari nuk ka shfaqur formën e tij më të mirë gjatë kësaj periudhe me Borussian e Dortmundit megjithatë do të jetë ai lojtari tek i cili do ta bazojë lojën e skuadrës së tij trajneri zviceran Bernard Challandes edhe në sfidën e 29 Marsit përballë përfaqësueses kuqezi.

Nuk mungon në listën e të grumbulluarve as sulmuesi i Spartakut të Moskës, Yura Movsisyan i cili në 28 ndeshje me përfaqësuesen armene ka realizuar 9 gola. Edhe përballë Shqipërisë kapiten i skuadrës do të jetë portieri i Dinamos së Moskës  Roman Berezovsky, ndërsa emra të tjerë të njohur në listën e trajnerit Challandes janë edhe ata të mesfushorëve Gevorg Ghaazaryan, Marcos Pizzelli dhe Artem Symonyan ky i fundit luan në Zvicër te Zyrihu sëbashku me Burim Kukelin dhe Armando Sadikun.

Pas tre ndeshjesh të zhvilluara në grupin I kualifikues të Euro 2016, Armenia ka grumbulluar vetëm 1 pikë dhe një fitore e kuqezinjëve tanë në sfidën e 29 Marsit mund ta nxirrte përfundimisht nga gara për një vend në europianin francez formacionin e drejtuar nga Bernard Challandes dhe nga ana tjetër do të shtonte shanset e Shqipërisë për kualifikimin historik në fazën finale të një kompeticioni madhor.

4 komente në “Armenia shpall listën, edhe Mkhitaryan ndaj Shqipërisë”

  1. Bimi says:

    Kjo ndeshje ta themi si m.bregu ndAn shapin nga sheqeri….shpresojme qe puna e te gjithve ti shperbleje me nje rezultat pozitiv.3-1 parashikoj

  2. lala says:

    Nuk pranojme disfate FITORE FITORE çuna .

  3. abcdef says:

    Nese do luajme me bindjen se jemi ekip me i mire se ata, kemi per tu turperuar keq, por nese e konsiderojme vehten nje ekip me i vogel dhe bejme gjithcka me mend ne koke, nuk ka arsye te mos shpresojme per nje rezultat pozitiv. Por kurdohere te mos harrojme mbrojtjen.

  4. Albani says:

    Po qe se do te kemi taktike difensive duke shfrytezuar vetem kundersulmet e kemi te humbur ndeshjen,lojtareve do tu shtohet ankthi dhe nervat dhe kjo eshte negative,gol do te hame dhe gol nuk do te bejme.
    Armenet nuk kane c’te humbin.
    70%-barazim
    67%-fitore e taneve
    33%-fitore e Armeneve
    Nje ndeshje futbolli nuk fitohet vetem duke qene patriot dhe kuq e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje