Legjenda e futbollit Pele bën një vlerësim të futbollistëve më të mirë në botë për momentin, ndërsa zbulon se do të preferonte Lionel Mesin në vend të Kristiano Ronaldos në skuadrën e tij virtuale.
Të dy futbollistët më të mirë të planetit do të përballen sërish me njëri tjetrin në El Clasicon e madh të La Ligas këtë të dielë dhe Pele rrëfen se nëse do të ishte trajneri, ai do të zgjidhte argjentinasin në vend të Kristianos:
“Ata të dy luajnë një lloj të ndryshëm futbolli, por mendoj se Mesi bën më shumë për skuadrën, jep më shumë asiste ndërsa Ronaldo është më i fokusuar për të shënuar.
Mendoj se Ronaldo ngjason shumë me Ronaldo Nazarion, brazilianin, pasi ka të njëjtin stil me të.
Nëse unë do të drejtoja një skuadër dhe do të më duhej që të zgjidhje, do të merrja Mesin, por të dy futbollistët janë fantastikë”.
Një debat i madh kur bëhen krahasime me më të mirët e futbollit ka të bëjë me kohën dhe i pyetur nëse Mesi dhe Ronaldo do të shënonin kaq shumë edhe në epokën e tij, Pele insitioi se të dy kanë një talent që nuk ka të bëjë me kohën:
“Jo , unë mendoj se ata janë futbollist që mund të luanin kështu në cdo kohë.
Edhe në kohën time kur futbolli ishte ndryshe, una ja dola që të shënoja mbi 1000 gola”.
Mesi në El Clasico do të ketë si shok sulmi vec Suarez, edhe bashkëatdhetarin e Pele, Neimar, me brazilianin që ka shënuar 25 gola në 35 ndeshje deri tani në këtë sezon:
“Dëgjoni, ne gjithmonë presim që Neimar të luajë mirë, dhe këtu nuk bëj përjashtim edhe unë, pasi ai vjen nga Santosi dhe unë e kam ndihmuar kur ishte i ri.
Që atëherë të gjithë kryqëzonim gishtat që Neimar të vazhdonte në rrugën e tij.
Ai është një futbollist i madh, pa dyshim.
Mendoj se ka nevojë për pak më shumë eksperiencë, por ka përpara një të ardhme të madhe”.
Po PELE nuk eshte idiot ,sido qe disa here ,pa dashje i ngaterron Barnat .
Shikoni se si MESSI nuk eshte HicI FIKSUAR TEK golat por tek Pasimet ,
Ai,MESSI qesh dhe gezon si femija kur shoket e skuadres se tij shenojne dhe jo si ajo byt…….q..rja qe pelcet nga inati kur shenojne shoket e skuadres sepse eshte obsesive per MESSIAN .
Mos ma merrni per frike ,por po e riperseis qe :
El Clasico neser nuk ka favorite ,pavarsisht FORMES se ekipeve dhe FUSHES se ku luhet takimi .
Si Fans i MESSIT dua qe GARA midis te tyre te jete e hapur deri ne javen e parafundit kur BARCA lot si MUSTAFIRE tek ATLETIKO .
Do te doja qe te shihja ne kete blog ,shume komentues “””MIQ dhe ARMIQ “”” qe te jepnin mendime por me sa duket redaksia e TEMES ,po na CENSURON dhe LIMITON .
Duket se ilacet e bene efektin tek qymyri. Kjo eshte nje reklame e mire qe –Pini ilacet ne kohe dhe kurre mos i ngaterroni.–