Çështja Pogba merr një tjetër kthesë, larg trajektores që e mban të lidhur me Juventusin dhe e afron me Parisin.
Informacionet për nisjen e bisedimeve mes PSG dhe klubit bardhezi vijnë nga Franca.
Këtë e konfirmon edhe drejtuesi Pavel Nedved, sipas të cilit, palët janë ulur në nje tryezë të përbashkët në Montecarlo.
Në këtë pikë, Juventusi ka në plan një ide të qartë…të fitojë sa më shumë nga shitja e talentit francez.
“Paris Saint Germain na ka bërë një ofertë zyrtare”, thekson Nedved në një intervistë dhënë për të përditshme “Le Parisien”.
Sipas tij, për Pogba janë të interesuar edhe Reali dhe Barcelona.
Por, Juventusi e ka përgënjeshtruar këtë lajm.
Klubi bardhezi ka lëshuar një deklaratë, ku thotë se Nedved nuk ka folur për gazetën në fjalë.
Edhe nga Parisi preferojnë të tregohen të përmbajtur, pasi drejtori sportiv, Letang përgënjeshtron zërat, duke preferuar të punojë prapa kuintave për goditjen e madhe të verës.
Megjithatë, operacioni Pogba ka nisur dhe sipas të gjitha gjasave, largimi i mesfushorit nga Torino mund të thyejë çdo rekord.
Aktualisht Pogba po kalon një moment jo shumë pozitiv pasi i duhet të qëndrojë për rreth 2 muaj larg fushave të blerta për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e dytë kundër Borusias së Dortmundit.
….more keta qe kane alibine e mjerimit dhe te bukes se gojores me djersen e shaleve,po ata ndyresirat e pagezuar me emrin :Kliente, si gjenin konfort e kenaqsi seksuale ne syte e nje foshnje 2 vjec qe luan me lodra I pafajshem .Turp per zvetenimin e nje shoqerie te ndyre qe po te pa shtrire perdhe ta hipen direkt siper ne vend qe te te jape nje dore te the ndihmoje te ngrihesh,qofte edh per the ardhmen e atij vogelushit.Po c do the presses ng a nje vend Ku the gjithe e Kane mendjen se cf are I tha Doshi Metes,PSE Froku takoi Priftin,PSE Rama ha Dreke me tahirinApo cf are ha meta per mengjes veze apo sallam.Hale vend me hale njerez,shoqeri be dekadence the plote