Shkëlzen Gashi nuk di të ndalet. Sulmuesi I përfaqësueses sonë realizoi një dopietë kundër skuadrës së Luzernës , ekip me të cilin luan mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka që mungoi në këë takim për shkak të një dëmtimi.
Gashi ishte autori i dy golave për Bazelin në fitoren 4-1kundër luzernit në transfertë, duke I dhënë skuadrës së tij një trepikësh shumë të rëndësishëm drejt titullit kampion.
Gashi hapi serinë e golave në minutën e 33-të me anë të super-goli nga goditja e dënimit.
Me fillimin e pjesës së dytë Bazeli dyfishon shifrat me Delgado, për tu trefishuar më pas përsëri nga Shkëlzen Gashi, që realizon golin e tij të dytë dhe të 18-tin sezonal.
Tre minuta më pas Puljic shkurtoi diferencën ndërsa Baseli shënoi dhe golin e 4-1 me anë të Kallas.
Me dy golat e realizur ndaj Luzernit Gashi kryeson listën e golashënuesve në kampionatin helvet, ndërsa Bazeli renditet në vëndin e parë me 55 pikë duke qënë shumë pranë titullit kampion./f.b