De Biazi: Ndeshja me Armeninë, më e rëndësishmja në karrierë

23 Mars 2015, 15:33Sport TEMA

Trajneri i Kombetares, Xhani De Biazi foli ne konference per shtyp ne prag te ndeshjes eliminatore te “Euro 2016”, me Armenine.

Tekniku ka grumbulluar 28 lojtare per Armenine, ku Naser Aliji perfshihet per here te pare ne listen e Kombetares, ndersa rikthehen Meha, Sadiku, Gashi e Basha.

Italiani shpjegon dhe arsyet e ketij vendimi:

“I kam ndjekur te gjithe lojtaret gjate kesaj periudhe. Grupi eshte forca e kesaj skuadre dhe per kete arsye te gjithe ndodhen ketu. Te gjithe jane treguar te gatshem per te dhene maksimumin per kete fanelle”.

Persa i perket Armenise, De Biazi nuk e nenvlereson kundershtarin:

“Jane nje rival i veshtire. Duhet te luajme me zgjuarsi dhe te mbeshtetemi te kualitetet tona. Ata luajne ne grup. Kane humbur me Danimarken dhe Portugaline, ndersa kane barazuar me Serbine. Trajneri i Armenise ka bere nje pune te mire me skuadren”.

Ne fund De BiaZi zbulon dhe pritshmerite per kete perballje:

“Nese fitojme te dielen do te jem i lumtur. Mund te them qe eshte ndeshja me e rendesishme ne karrieren time. Them qe nuk kenaqem me barazimin, por nese ne fund ne baze te lojes do te ishte pozitive, do te je i kenaqur edhe me 1 pike. Nuk me pelqen qe te nisim festen perpara, beni gati veglat e muzikes, rregulloni kordat dhe me pas festoni”.

4 komente në “De Biazi: Ndeshja me Armeninë, më e rëndësishmja në karrierë”

  1. enter''" says:

    Ok, shikoni se mos hani nja 3 petlla nga Armenia.

    1. Undo.... says:

      Armenia nuk eshte Ishujt Faroe…..

  2. abcdef says:

    Ka vetem nje rruge drejt suksesit, ta konsiderojme realisht Armenine si nje skuader me e mire se jona. Vetem keshtu mund te luanim me kembe ne toke, te mbrohemi fort dhe nese na jepet mundesi te shenojme. Barazimin ta kemi objektivin kryesor. Si tifoz, kam shume shprese tek De Biazi. Eshte nje Italian vertete i zgjuar dhe di mire se cfare bene e kerkon. Si rregull ai i shtrine kembet sa ka jorganin.

  3. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★
    Cfare Premio kane cunat per Fitore?
    As Piktori, as Duka i Krimit nuk kan ofrue gja.
    Burime te sigurta prane Doktorit njoftojne de ne rast fitoreje, cunave do t’ju ofrohen 28 Pjeshka (gop i qepur), nga Forumi Rinor i PD. Ndersa per maestro De Biazin vetofrohet Ciljeta!
    Na thoni pra kush asht Patrioti ktu?!
    ★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★☆★

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje