“Van Gal, një trajner që shkatërron besimin e lojtarëve”

22 Mars 2015, 12:59Sport TEMA

Menaxheri i sulmuesit kolumbian, Radamel Falkao, ka hedhur disa akuza ndaj trajnerit të Manchester United, Luis Van Gal.

Silvano Espindola theksoi se  Falkao është duke kaluar një periudhë të errët tek “Djatë e Kuq’ pasi nuk po aktivizohet sa duhet në skuadër.

Ai akuzoi për këtë gjë trajnerin holladez, duke e etiketuar si një trajner që shkatarron besimin e lojtarëve.

” Kam folur me të dhe shpesh gjatë këtyre kohë ai qan dhe mua më vjen shumë keq për të.

Është një moment shumë i komplikuar pasi sulmuesit jetojnë me golin dhe ai nuk po ia del të luajë. Është i trishtuar dhe i shqetësuar.

Dëmtimi nuk e shqetëson më, por raporti me Van Gaal po.

Ai është një trajner që shkatërron besimin e lojtarëve” deklaroi menaxheri I Falkaos./f.b

3 komente në ““Van Gal, një trajner që shkatërron besimin e lojtarëve””

  1. babaqja says:

    Van Gali u konfirmua si trainer i madh me Ajaxin e madh te viteve 93-96.Ai pati meriten e pa diskutueshme per ndertimin e nje ekipi qe fitoi Champions Ligen 95` dhe finalist 96`.Lajtaret e Ajaksit ishin te gjithe te rinj dhe te afirmuar nen drejtimin e Van Galit.Ata u shiten ne klubet me te medha te Evropes me cmime shume te larta dhe bene kariera te sukseseshme.Van der Sar,De Boer,Rejkard,Bogard,Davids,Klaivert,Seedorf,Finidi,Litmanen,Overmars e tj ja dedikojne karieren e tyre Van Galit.
    Van Gal mbetet nje trainer nga me te medhenjte.Ka nje natyre te ngjashme me Ferguson.Ai nuk sugjestionohet shume nga emri i lojtarit por nga ajo qe ai jep ne fushe.Eshte nje trainer qe suksesin e mbeshtet tek skuadra dhe jo tek individi.Ai eshte nje pedagog i shkeqyer per kultivimin dhe zhvillimin e talentit tek lojtaret dhe nuk ja le kete pune spontanitetit.Nuk duron dot megallomanine e atyre qe thone se jane lojtare te medhenj.Nese nje lojtar do te donte te behej i madh,duhet te zbatoje me perpikmeri cka thote profesori Luis Van Gal.

  2. tirana says:

    VETEM SE ESHTE PLAKUR PAKE………….

  3. ben tironsi says:

    Si trainer klase ai formoi dhe Bayern por sic thone eshte i dashuruar me veten dhe egoist, me asnje star ska shkuar mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje