Prenga: Nëse je shqiptar duhet të zgjedhësh Shqipërinë

25 Mars 2015, 15:13Sport TEMA

Fanella kuqezi është kthyer në modë dhe shumë e rëndësishme për ata që kërkojnë ta kenë mbi supe dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën europiane.

Rasti i fundit është ai i qendërmbrojtësit Herdi Prenga, i lindur në Kroaci dhe pjesë e skuadrës së madhe Dinamo e Zagrebit, që për momentin e ka huazuar tek skuadra e të njëjtit qytet, Lokomotiva Zagreb.

20-vjeçari që ka luajtur më parë me skuadrat e moshave të Kroacisë ka preferuar të vijojë rrugën ndërkombëtare me Shqipërinë, një zgjedhje që e shpjegon vetë lojtari.

“Unë jam shqiptar. Babai im ka luajtur për Kombëtaren shqiptare. I thashë vetes që duhet të luash për Shqipërinë. Fola me babain tim dhe me presidentin e federatës kroate dhe nxorrëm si përfundimin më të mirë për të luajtur me Shqipërinë”, shprehet ai për Sport News.

Debutimi i Herdit me fanellën kuqezi pritet të ndodhë në sfidën e kësaj fundjave me 21-vjeçarët e Lihtenshtejnit.

Një sfidë që hap fushatën eliminatore të Euro 2017, faza finale e të cilit do të zhvillohet në Poloni.

Prenga vlerëson grupin e futbollistëve si dhe premton që kthimi në Shqipëri do të jetë me një rezultat pozitiv:

“Në skuadër janë cuna të mirë dhe më kanë pritur ngrohtësisht. E shoh si një ndeshje të fortë me Lihtenshtejnin, por ne do të kthehemi me rezultat pozitiv”.

Nga mendimi për sfidën e së shtunës, vëmendja kthehet edhe një herë tek zgjedhja personale.

Prenga ka një mesazh për të gjithë ata që kanë dyshime se cfarë ngjyrash duhet të përfaqësojnë në të ardhmen:

“Nuk kam cfarë të them pasi secili e di vetë rrugën e tij. Por nëse je shqiptar duhet të zgjedhësh Shqipërinë”.

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve të drejtuar nga Skënder Gega do të niset drejt Lihtenshtejnit të enjten në mesditë teksa sfida e parë e eliminatoreve për “Euro 2017” do të luhet të shtunën në Eschen në orën 20:30.

4 komente në “Prenga: Nëse je shqiptar duhet të zgjedhësh Shqipërinë”

  1. butrinti says:

    respekt per ti herdi ata qe ithone vetes shqiptar duhet te lozin vetem me kombetaren tone

  2. redi says:

    respekte per Herd Prengen nga Mirdita!

  3. albano says:

    bravo te gjithe duhet te jene krenare te mbajne fanellen kuq e zi ;; cdo shqiptar nuk duhet te nguroje ;;;ne asnje vedn te botes shqiptaret nuk respektohen si me shqiperine ;jetoj jashte dhe cdo dite duhet ti tregoj se kush eshte albania ;;; dhe se assnje ne bote nuk ka gje me te vlere se ne ;;; nuk kane zgjuarsine ;;;megjithese shpesh e mbajne veten seperior nga ne ;;por ne realitet nuk jane ;;;dhe duhet tja beje te ditur me te thena ose ;;;;;;;;dhe njeher bravo dhe jemi fiere de toi ;;;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje