Ozil shfrenon fantazinë: Do të fitoj "Topin e Artë"

25 Mars 2015, 18:03Sport TEMA

Futbollisti i Arsenalit dhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Mesut Ozil, është i bindur se mund të fitojë “Topin e Artë” brenda pak vitesh.

Edhe pse është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për formën e tij me luhatje që kur nënshkroi me “Topcinjtë” në verë të 2013, Ozil beson se po përmirësohet shumë si futbollist.

26-vjecari e ka patur disi të vështirë për t’u përshtatur me stilin fizik të futbollit anglez, por tani mendon se mund të arrijë nivelin e Lionel Mesit dhe  të Kristiano Ronaldos:

“Nëse do të vazhdoj të përmirësohem dhe sigurshit do të shmang dëmtimet, pas disa vitesh do të mbaj në duar trofenë e “Topit të Artë”.

Unë jam i bindur se kjo do të ndodhë. Mendoj shumë pozitivisht, jam një kampion bote dhe luaj në një prej klubeve të më mëdhenj të Anglisë.”

Më pas turko-gjermani shpjegon ndryshimin mes futbollit gjerman, spanjoll dhe atij anglez:

“Në Premier League, luhet një futboll më fizik sesa në Spanjë apo Gjermani. Vazhdimisht pëosj goditje të forta, por kjo situatë më bën edhe më të fortë. Kurrë më parë nuk kam qenë në një formë të tillë fizike.”

Mesut Ozil është aktivizuar në total në 62 ndeshje me Arsenalin dhe ka shënuar 11 gola.

Të njëjtën numër ndeshjes ka regjistruar edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë, duke realizuar 18 gola.

3 komente në “Ozil shfrenon fantazinë: Do të fitoj “Topin e Artë””

  1. niko says:

    ………si tifoz I arsenalit qe jam; ti nuk ban aspak per kete ekip,ky ka qene nje blerje me se e deshtuar e arsenit; na ke mbet si dopio gjashta ne dore, as 5 lek nuk ben.qe te vlersosh nje futbollist se sa vlere ka ne futboll, duhet pare vendi nga vjen; argentine-holande-france-latin-iberik.

  2. Asnjeanesi says:

    Ke plotesisht te drejte , zoti Niko .

  3. Opinionisti says:

    Vetëm po t’fali ne nji Messi apo Ronaldo se i janë bo n’shpi si vazo lulesh se pak larg je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje