Mjaftuan vetëm disa muaj që Alvaro Moratta të fitonte zemrat e tifozëve të Juventusit, edhe pse e nisi sezonin nga infermieria për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi i rritur në akademinë e Realit të Madridit kaloi me shpejtësi shkallët e hierarkisë duke fituar vendin e titullarit në dëm të bashkëkombasit Fernando Lorente, dhe në këtë mënyrë, ai gjen mundësinë për të hedhur disa thumba në drejtim të Karlo Ancelotit, që e la të lirë disa muaj më parë:
“Ende nuk arrij ta kuptoj pse te Reali i ndiqja përherë ndeshjet nga tribuna. Nuk isha titullar dhe me Ancelotin marrëdhëniet kishin prekun shkallën më të ulët”.
I intervistuar nga mediat spanjolle, Morata flet qartë, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij:
“Në të mirë dhe në të keq, Alegri është i vetëdijshëm për mua. Tani po gëzoj një formë të mirë dhe nuk e mendoj rikthimin në Spanjë. Jam shumë i lumtur në Torino dhe as që e shkoj në mendje idenë për Realin apo një skuadër tjetër”.
Me pak fjalë, e ardhmja e sulmuesit është bardhezi dhe për këtë djaloshi nga Spanja nuk ka asnjë dyshim.
Falë besimit që i dha Juventusi ai arriti të bëhej protagonist në një prej sezoneve më të mira të ekipit torinez në vitet e fundit:
“Nëse flas për Realin do të ishte mungesë respekti ndaj klubit tim aktual, tifozëve dhe shokëve të skuadrës”.
Kapitull i mbyllur. Morata mendon si juventin për të tashmen dhe të ardhmen.