Reali i Madridit kërkon të përforcojë krahët e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe pasi kanë arritur akordin me anësorin e djathtë të Portës, drejtuesit e “Los Blankos” janë përqëndruar te një objektiv akoma edhe më madhor.
Në radarët e Realit ka përfunduar pikërisht mbrojtësi i majtë i Bajernit, David Alaba, i cili mund të luajë edhe si mesfushor.
Sipas asaj që raporton prestigjozja spanjolle “Marca” disa emisarë të klubit merengues kanë takuar nga afër në Vjenë, DJ e njohur George Alaba, që përvec se punon si muzikant, mbron edhe interesat e djalit të tij, dhe në bashkëbisedimin mes menaxherit të Alabas dhe emisarëve të Realit, është folur pikërisht për një transferim të mundshëm të 22-vjecarit në “Santiago Bernabeu”.
Futbollisti i përfaqësues austriake në dhjetor të vitit 2013 rinovoi kontratën me Bajernin e Mynihut deri në 2018-n, dhe ndihet mirë në “Allianz Arena”, por kur në drejtim të tij vjen një ofertë nga një klub si Reali i Madridit, edhe një lojtar si Alaba mund të tundohet dhe mund ta mendojë seriozisht largimin nga kampionët e Gjermanisë.
Drejtuesit e Bajernit dhe trajneri spanjoll Pep Guardiola shikojnë te 22-vjecari futbollistin e së ardhmes, por vetë babai i Alabas po lëviz që djali i tij të ndryshojë skuadër në verë.
Në këtë mënyrë, pas Toni Kros, një tjetër futbollist cilësor mund të lërë Bajernin e Mynihut për t’u transferuar te Reali i Madridit.
Vlera e Alabas në merkato kap shifrën e 40 milionë eurove, shumë kjo që Reali do ta paguante pa u menduar dy herë për një lojtar si ai.
David Alaba është një prodhim i Bajernit.
Ai është bërë pjesë e skuadrës së parë që prej vitit 2011 dhe deri tani ka zhvilluar 166 ndeshje duke realizuar dhe 17 gola me fanellën e bavarezëve.
Për të parë se cila do të jetë zgjedhja e Alabas mes Realit të Madridit dhe Bajernit duhet të presim të paktën deri në verë.
Asgje per Barcelonen? Asgje per Messin? Ku eshte Reali juaj i famshem?