Ja kush është arbitri që do të gjykojë Shqipërinë përballë Armenisë

26 Mars 2015, 14:52Sport TEMA

Do të jetë spanjolli Fernandez Borbalan arbitri që do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Armenisë.

UEFA publikoi emrin e arbitrit iberik për sfidën e “Elbasan Arena”, e cila do të luhet në datën 29 mars në orën 18:00.

Sipas komunikatës së institucionit më të lartë të futbollit europian, asistentët e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto, raporton Sport News.

Në linjën e portës do të vendosen Carlos Gomez dhe Pedro Montero.

Arbitri Fernandez Borbalan ka drejtuar finalen e Kupës së Armenisë në vitin 2011 mes FC Shirak e FC Mika.

Kjo është hera e parë që 41-vjeçari arbitron një ndeshje të Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa në Spanjë konsiderohet një nga “bilbilët” më të mirë.

Gjatë këtij sezoni në La Liga ai ka drejtuar disa ndeshje të rëndësishme mes të cilave Valencia-Barcelona dhe Barcelona-Atletik Bilbao.

Takimi i fundit në UEFA Champions League ku Borbalan vendosi drejtësi ishte ai i muajit dhjetor mes Gallatasarai dhe Arsenal, ku londinezët fituan 4-1.

6 komente në “Ja kush është arbitri që do të gjykojë Shqipërinë përballë Armenisë”

  1. Pirro says:

    Nga mbiemri duket si me origjine armene. Te tille ka me shumice ne France.

  2. niku says:

    mua me duket pak si me hile ky albiter. ky paska drejtuar nje ndeshje ne armeni, keshtu qe sampatia ndaj armeneve duket qe ky e paska, platinia duket se po vendos dicka kunder nesh perseri. zoti na ruajt nga platinovici, por me zgjuarsi dhe force mund te kualifikohemi kete rralle edhe pse e kemi uefen kundra,

    1. abcdef says:

      Duhet te kesh qene ose je hetues ne profesion. Ligji nr.1 i gjykatesit hetues eshte dyshimi. Sidoqofte, te lozin mire cunat, pa nuk ka se cfare te bene albitri.

  3. personix says:

    Arbitrat spanjoll janë për ibret të zotit. Ky do na marr me qafë.

  4. bastexhiu says:

    Dhe pse dua qe shqipria te vejn ne france per evropiani e 2016 kjo ndeshje eshte 2 fiton armenia. Nuk duan te cojn ekipe ballkanase dhe vendosja e ketij albitrit na platini eshte shenja e par qe ne do humbim.

  5. sky says:

    Zoti e di se si del ndeshja, por ky albiter per mua eshte shume apatik si ndjekes i rregullt i la liga. Ka raste qe i ik ndeshja nga kontrolli e fillon me te verddha pa lidhje ose fillon te ndaloj lojen me shune sec duhet, dhe kjo sna vjen pershtat sepse do behet si ndeshje e seeria a, qe sa hapen pak skuadrat i bashko albitri, se gjekundi eshte duke rregulluar floket ndo nje pepino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje