Man. Junaited, 109 milin euro për të rikthyer Ronaldon

27 Mars 2015, 15:25Sport TEMA

Mancester Junaited po përgatit një merkato të çmendur për verën e ardhshme, ku do të shpenzojë rreth 200 milionë paund për t’i vënë në dispozicion trajnerit Luis Van Gal disa nga futbollistët më të mirë të botës.

Edhe pse në media është gjatë kohëve të fundit është folur shumë për një interesim të Mancester Junaited për uellsianin Garet Bejl, duket se objektivi i vërtetë i “Djajve të Kuq” në merkato nuk është 25-vjecari britanik, por 3 herë fituesi i Topit të Artë, portugezi Kristiano Ronaldo.

Drejtusit e Junaited do të bëjnë gjithcka për të bërë të mundur rikthimin e yllit luzitan në “Old Traford”.

Sipas mediave angleze, Mancesteri ka gati një ofertë që kap shifrën e 80 milionë paund, rreth 109 milionë euro, për të bindur Realin e Madridit të lejojë largimin e futbollistit 30-vjecar.

Tifozët e “Djajve të Kuq” preferojnë Ronaldon përpara Bejl, pasi edhe sot e kësaj dite portugezi vazhdon të mbetet idulli i tyre.

Junaited është gjithashtu i gatshëm t’i ofrojë Kristianos një pagë që i kalon 19 milionë eurot në sezon që ai përfiton nga kontrata aktuale me Realin.

Ronaldo për momentin nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë në Madrid dhe për më tepër kontestimet e tifozëve ndaj skuadrës nuk i kanë pëlqyer aspak atij, me Kristianon që ka vendosur të mos flasë për mediat deri në përfundim të sezonit.

30-vjecari e shikon me sy të mirë rikthimin në “Old Traford” dhe transferimi i tij në ishull nuk duket edhe aq i pamundur.

Për shërbimet e Ronaldos, Reali derdhi në arkat e Mancesterit 94 milionë euro në 2009-n, ndërsa tashmë klubi anglez është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro më tepër për ti hapur rrugën rikthimit të luzitanit në teatrin e ëndrrave.

Por, Ronaldo nuk është objektivi i vetëm i Mancester në merkato, pasi “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të kenë në ekip edhe Pol Pogba, Memfis Depai dhe Mats Humels, për të ndërtuar një skuadër të frikshme, që mund të dominojë futbollin anglez  dhe atë europian gjatë viteve në vazhdim.

2 komente në “Man. Junaited, 109 milin euro për të rikthyer Ronaldon”

  1. fatmiri says:

    Mburret nena me djemte e botes se djemte e saj jane psikopate! Po s’eshte futbolli keshtu. Forcat e futbollit nuk maten duke blere si domate lojtaret, por duke nxjerre lojtare vet. Ekonomi tregu.

  2. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Kesaj pederes RonaldEs i ka ikur truri qe kur e la ajo sharikja .
    Ky si lojtar eshte tek te miret ,kur te behet llogaria ne fund , nuk do te jete as tek 100 lojtaret me te mire ,por si njeri ky eshte pis i pisave aq sa i tregoji organet gjenitale referit ne ndeshjen me Barcen .
    Do iki sepse ajo nuk e do balen ane ekip dhe do ti ndjek sic ndoqi HIGUAININ ,OZILIN dhe DI MARIAN
    Me ket rast dua ti kujtoj “””TULIPANIT ‘”” qe eshte vene ne merak per moshen time dhe dua ti them se si shume ma ka “””NGRITUR “…….moshen ,sikur te ma ulte dhe nja 20 sdo ishte keq ,por po i ka ngelur ndonje merak nga mua ,per fatin e tij te keq ,I kam gjithmone ne gadishmeri dhe te vajosura hallatet ,per cdo rast .
    Une nuk merem me SUBJEKTIN ,por me OBJEKTIN ,pavarsisht se ndonjeri ngaterron objektivin e Okularit …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje