De Biazi: Synojmë vetëm fitoren

28 Mars 2015, 16:06Sport TEMA

Italo-Shqiptari Xhani De Biazi në konferencën e fundit për shtyp në prag të përballjes kundër Armenisë ditën e nesërme në stadiumin “Elbasan Arena”, është shprehur se ekipi I tij do të futet në fushën e lojës vetëm për për fitore.

Ai tha se Armenia është një kundërshtar shumë I fortë, dhe Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje perfekte që të dalë fitmtarë nga kjo sfidë.

De Biazi theksoi se ekpi duhet të futet në fushën e lojës shumë I përkushtuar në mënyrë që të mos pushtohet nga entuziasmi.

”Duhet të bëjmë një ndeshje taktikisht perfekte pa lejuar hapësira për kundërshtarin sepse kanë kualitete në kundërsulm.

Ne nuk luajmë për barazim por për fitore. Për të fituar duhet studiuar loja e kundërshtarit, të përgatitemi psikologjikishr dhe të bëjmë detyrat që kemi kryer në stërvitje.

Duhet të ruajmë qetësinë dhe të mos na pushtojë entuziazmi. Kundërshtari ynë është i rrezikshëm dhe duhet marrë në konsideratë ndërsa ne duhet të shfrytëzojmë kualitetet tona”.

Më tej tekniku I përfaqësues shqiptare konfirmoi mungesën e dy mbrojtësve Arlind Ajeti dhe Neser Aliji .

Ai konfirmoi se Debatik Curri është I gatshëm të luajë titullar, por tha se prêt një përgjigje përfundimtare nga stafi mjeksor për Mërgi Mavrajn ditën e nesërme.

“Më vjen keq që Ajeti dhe Aliji nuk do jenë pjesë e skuadrës për arsye burokratike.

Ende nuk e dimë nëse Mavraj do të jetë ose jo, përgjigjen do e marrim ditën e ndeshjes.

Curri është rikuperuar dhe është gati të zërë vendin në formacion.

Kjo nuk është një ndeshje që vendos kualifikimin, pasi kjo vjen në vazhdimësi.

Kemi fituar ndeshjen e parë, kemi barazuar të dytën dhe ishim pranë barazimit në ndeshjen e tretë.

Do të luajmë sfidën e 4 dhe do të përpiqemi ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme” deklaroi De Biazi.

E njëjta gjë është dhe për kapitenin e kombëtares Lorik Cana I cili deklaroi se skuadra tashmë ka më shumë eksperiencë dhe do të di ti përshtatet më së miri ndeshjes.

Cana vlerësoi maksimalisht Armeninë duke e etiketuar si një kundërshtar tepër të vështirë në grup, duke e treguar më së mirë në ndeshjet e mëparshme.

“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore por në fund do të flasë fusha.

Armenia ka qënë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë”. përfundoi Cana./f.b

5 komente në “De Biazi: Synojmë vetëm fitoren”

  1. Bimi says:

    Epo e paska merituar pashaporten ky qenka be fiks shqipe…

  2. Arber Iliri says:

    Hajde me fitore kesaj rradhe dhe ne te tjera.Te shkojme ne France ne 2016, cuna.Ka lezet shqipe forca.Neser eshte shume e rendesishme.

  3. Drenicak says:

    Trajneri duhet tua ndaloj lojtarve shkurjen ne xhamija ose ne te kunderten duhet derguar ne token e dreqit ne Siri.

    1. armando says:

      Ne xhami le Te shkojn pot Jo me uniformen e kombetares.
      Feja eshte dicka personale

  4. miku dhe fiku says:

    Parashikoj nje atmosfere te zjarrte neser lojtaret do lujn me gjak. Kam frike nga nei karton I kuq nga euforia. Skuadra duket edhe ne menaxhimin e emocioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje