Gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” trajneri I kombëtares Armene, Bernard Challandes foli për sfidën e nesërme përballë Shqipërisë.
Challandes vlerësoi kombëtaren kuqezi, duke thurur elozhe për lojën në grup që ekipi jonë përfaqësues bën.
Ai tha se e ka studiuar më së miri ekipin e De Biazit, ku theksoi se ka qënë I pranishëm dhe në ndeshjen miqësore që Shqipëria ka zhvilluar kundër Italisë.
” I kam parë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë.
Në miqësoren me Italinë, isha i pranishëm dhe në stadium, por kam parë dhe shumë video në Youtube.
Shqipëria ka shumë lojtarë që luajnë në Zvicër, njoh mirë Canën, Gashin dhe Xhakën. De Biasi ka ndërtuar një skuadër të mirë, ku forca e ekipit është grupi i bashkuar”
Në vijim 63- vjecari tha se synimi që skuadra Armene ka është vetëm fitorja.
Challandes shtoi se nuk do të ishte I kënaqur as me barazimin.
“Nuk do të firmosja për barazim, pasi në pozitat që jemi na duhet fitorja, dhe pikërisht për 3 pikët do të zbresim në fushën e lojës.
Formacionin do ta zbuloj para takimit. Henrikh Mkhitaryan është mirë dhe mund të luajë titullar.
Tani mendoj vetëm për futbollin, e ardhmja ime nuk ka rëndësi” deklaroi tekniku I Armenëve Challandes./f.b
Ti rruash koqet fitores!
Kete duan nje 4-0 qe te merren me serbin pastaj../
Nuk kane faj keta,se kur degjojne Xhaken qe per ne dhe barazimi i mire do ishte,normale qe do kerkojne me shume.