Barcelona është vënë në kërkim edhe të një sulmuesi që do të kompletonte repartin e avancuar të skuadrës blaugrana.
E përditshmja katalanase El MundoDeportivo raporton se Barca po ndjek me vëmendje dy futbollistë dhe në janar të vitit 2016, kur t’i ndizet drita jeshile nga FIFA për merkaton, në hyrje njërin prej tyre do të përpiqet tia bashkangjisë treshes Messi-Neymar-Suarez.
Të preferuarit e drejtuesve të Barcelonës janë Paulo Dybala dhe Luciano Vieto.
Sulmuesi i Palermos pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i klubit blaugrana, Ariedo Braida dhe 21-vjecari që luan në Serinë A, mbetet objektivi i parë i Barcës për repartin e avancuar.
Për të mbërritur te Dybala, Barcelona përvec se duhet t’i ofrojë presidentit të skuadrës siciliane Mauricio Zamparini, 40 milionë eurot e kërkuara nga ai, katalanasit duhet të mposhtin edhe konkurencën e Juventusit dhe të disa klubeve angleze të cilat prej kohësh intresohen për argjentinasin.
Dybala ka realizuar 12 gola në këtë sezon të Serisë A, duke u pozicionuar në vendin e 4-t të listës së golashënuesve.
Juventusi shikon te talenti i Palermos zëvendësuesin ideal të Karlos Tevez, prandaj Barcelona duhet të shpejtojë nëse dëshiron ta transferojë në “Kamp Nou”.
Edhe Arsenali e Mancester Junaited e ndjekin nga afër Paulo Dybalan.
Por, nëse nuk mbërrin te sulmuesi i Palermos, blaugranat do të hedhin sytë nga Luciano Vieto, i cili ka rezultuar zbulimi i madh i La Ligas në këtë sezon.
Futbollisti i talentuar i Vilarrealit pëlqehet shumë nga Luis Enrike dhe mund të jetë ai zëvendësuesi i Pedros te Barcelona, pasi sulmuesi spanjoll e ka bërë të ditur që do të largohet në verë.
Vlera e Vietos në merkato varion nga 25 milionë deri në 30 milionë euro, shifër mëse e përballueshme kjo për financat e një klubi si Barcelona.
BARCELONA ka mbrojtien cop cop bashk me nje protier qe ben gafa sa te dush blen akoma sulmus sikur do ti bej koleksion.