Reagojnë Plisat: Ja pse u rrahëm me Torcidën gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni

31 Mars 2015, 14:44Sport TEMA

“Plisat” nga Prishtina kanë dalë me një komunikatë sqaruese, rreth përleshjes që ndodhi mes tyre dhe “Torcidës” në Elbasan, ku ishin takuar duke shkuar për ta përkrahur Kombëtaren e Shqipërisë.

Ky është njoftimi i Plisave

Ne, grupi i tifozëve Plisat, e ndjejmë për obligim që të sqarojmë për opinionin mbarëshqiptar ngjarjen që ndodhi në Elbasan, ngjarje kjo e cila u përfol shumë.

Ne konsiderojmë se asnjë ngjarje dhe asnjë veprim nuk mund t’a qes në hije fitoren e madhe dhe hapin e madh që Shqipëria e bëri drejt realizimit të ëndrrës së të gjithë shqiptarëve, kualifikimin në Kampionatin Evropian 2016.

Plisat, si grup i organizuar, janë në çdo ndeshje të kombëtares nga fillimi i viteve 2000. Do të thotë rreth 15 vite ne i kemi qëndruar besnik’ Shqipërisë. Për dallim prej grupeve të tjera tifozërike, Plisat në asnjë moment nuk e kanë vënë në dyshim përkrahjen e tyre për kombetaren shqiptare. Ne nuk e ndalem perkrahjen tonë as atëherë kur Shqipëria nuk kishe rezultate të mira, as atëherë kur për të shkuar në stadium ne i bënim rreth 15 orë rrugë (shpesh edhe më tepër), as atëherë kur na duhej që të ecnim në këmbë, në borë, duke e rrezikuar edhe jetën tonë. Dhe asnje nga këto nuk na dëshperoi. Shqiperia përsëri na pati prapa. Ne e duam Shqiperine pa asnjë kusht. Dhe padyshim që ne nuk patëm asnjë mëdyshje se cilën përfaqësuese do ta pëkrahim, kombetaren e Shqipërisë apo ekipin e Kosovës.

E për dallim prej Plisave, shumica e grupeve tifozërike të Kosovës, u distancuan nga Shqipëria, duke u rikthyer tek ajo vetem tani që po tregon rezultate të mira. Ndërsa neve Shqipëria do të na ketë prapa edhe sikur t’i humbë të gjitha ndeshjet, sepse dashuria jonë për Shqiperine nuk varet nga sa ajo na jep neve. Dashuria jonë për Shqipërine është pjesë e qenësisë sonë.

Si do që të jetë, ne në pika të shkurta do t’a sqarojmë ngjarjen në mënyrë kronologjike.

Rivaliteti i Plisave me tifozët nga Mitrovica është i vjetër dhe sikur çdo rivalitet tjetër sportiv në botë, ka raste që eskalon. Për hirë të qëllimit madhor, Plisat në të gjitha rastet e deritanishme i jane shmangur situatave të tilla ne ndeshjet e kombëtares. Normalisht që për neve kombëtarja është mbi të gjitha. Dhe jo vetëm aty, edhe në grumbullimet tjera, p.sh. në protesta të ndryshme, ne e kemi tejkaluar rivalitetin tifozërik e sportiv, dhe kombin e vendin tonë e kemi vendosur në rend të parë. Mirepo, të dielën kur Torcida erdhën në Elbasan, ne vecse ishim të vendosur në njerin nga sheshet e ketij qyteti. Sikur në të rastet tjera, kur ata kaluan pranë nesh, ne provuam të qëndrojmë tëresisht indiferent kundrejt tyre. Ata, ashtu të grumbulluar, duke ecë, në momentin që na panë neve, disa nga ta u kthyen kah ana jonë dhe filluan me thirrjet: “JU JENI SHKIJE”..!! Ne, duke provuar që të mos bijmë në provokimet e tyre të ulëta, ua kthyem: “NA JEMI PLISAT”..!! E PLISI dihet që është simbol kombëtar.

Sikur kjo nuk iu mjaftoi dhe ata pas sharjeve tjera, filluan me hedhje të sendeve të forta në drejtimin tonë. Nën breshëri të gurëve (ashtu siç ata janë mësuar të bëjnë gjithmonë) dhe të përballur me sharjet e tilla të ulëta, ne me nuk mund të rrinim pa reaguar. Reaguam aq sa ishte e nevojshme t’i qetësojme ata idiotë, të sëmurë e të kompleksuar, të cilen kush e di se për qëllim të kujt, kanë ardhë në Elbasan që të prishin festën e bukur mbareshqiptare. Normalisht qe ku ka Plisa, aty askush nuk mund të punojë asgjë që bie ndesh me interesat e shqiptarëve. Prandaj e diela ishte dite kur u shfaq nevoja qe ai grup të qetesohet deri në atë masë sa të mos jetë në gjendje as ta përcjellë ndeshjen e futbollit e lëre më të provokojë ndonjë shqiptar tjetër. Kjo deshmohet edhe me video. Se sa hipokrit janë ata njerëz të atij grupi, tregon edhe fakti që ata janë i vetmi grup tifozërik në botë që përkrahë dy ekipe dhe dy perfaqësuese: Trepçën dhe Trepçen ’89 si dhe ekipin e Kosovës dhe Kombëtaren shqiptare.

Dhe per fund, duam t’i falënderohemi çdo shqiptari për përkrahjen e vazhdueshme që na jep neve si grup, sepse kjo na bënë edhe më të fortë. Dhe sa më të fortë ne, aq më e fortë do të jetë Shqipëria. Falenderojmë qytetarët e Elbasanit të cilët çdo herë po na bëjnë të ndihemi si në shtepinë tonë.

E çka është me e rëndesishmja, si në humbje ashtu edhe në fitore, PRAPA NA KA SHQIPËRIA!- sepse jo kot e kemi mesazhin KU KA PLISA ËSHTË SHQIPËRI!! (sic.)

15 komente në “Reagojnë Plisat: Ja pse u rrahëm me Torcidën gjatë ndeshjes Shqipëri-Armeni”

  1. nardone says:

    ne nuk i dime te gjitha mosmarrveshjet e juaja,per sa thoni ndermjet tyre ka pasur provokator,pa dyshim ju keni te drejte,urojme qe ne te ardhmen te mos kete te tilla incidente rrofte kombetarja.

    1. Adriatik says:

      Tingellon si sherri i shiiteve me sunitet se kush esht me shume tifoz i muhamedit.

      1. guerrilsat e kuq says:

        Plisa RESPEKTE! E dime madje edhe revolten tuaj te madhe kunder ketyre “tordhirave” atehere kur ata shpallen se do ishin tifoze te “kombetares” se Kosoves! Ju qe atehere u shprehet hapur se nuk do perkrahnit asnje “kombetare” te Kosoves por vetem KOMBETAREN SHQIPTARE!
        RESPEKT

    2. Kelmend says:

      Ne raste te tilla lind nevoja e nje shoqate te verme mbarekombetare te tifozave te kombetares. Njekohesisht elementet serbe ne radhet tona duhet te identifikohen kohe me pare se te filloje mdeshja. Kush therret per konflikt eshte e qarte se nga kush eshte futur – kjo eshte nje menyre elementare per t’i zbuluar. Nga ana tjeter, kush jane keta tifoza ne qytete kaq te vogla, ‘miqte’ tane qe nuk i njihkemi???!!!!

  2. serbi i kenaqur says:

    O plisa!une kenaqem prej ketyre ngjarjeve sepse e di qe shqiptaret jane vetem per tu zene njeri me tjetrin.Ne perfitojme prej kesaj!Falemnderit dhe paci sa me shume te tilla ngjarje!

  3. Bimi says:

    Edhe ne dashurjme kosovaret,UNE PROPOZOJ QE KANDIDATET PER BASHKINE E TIRANES TE VENE NE PROGRAM BANESAT SOCIALE FALAS PER MARTESAT MIKS TIRANSE/PRISHTINASE… Kosova eshte e jona

  4. Partizani says:

    Ju lumte o PLISA!
    Ju jeni SHQIPTARE TE VERTETE,ndersa Torcida-t jane kelyshet e CETNIKEVE serbe,perderisa mbjellin percarje midis shqiptareve!!

  5. NONA says:

    Ore ju mire e keni por a nuk mendoni se ju keni gjysmen e fajit pasi vini ne stadium me flamurin e plisave,ata me te torcidas,fanatiksat e Tiranes me flamurin e tyre e behet gjysma e stadiumit bardh e blu sikur to kemi tifoze te mare borxh the greku……

  6. rrumpalle hesapi says:

    Mire beni me sqarimin, por shpshpresojme qe rrivaliteti juaj te mbetet nen kontekstin e tifozerise xheloze dhe jo me teper. Forca Shqiperia

  7. pjatalarsi says:

    Sa “tifoza” te llogjikshem! Njehere ngrene flamuj te Shqiperise se madhe, pastaj edhe flamurin turk para armenve, kushedi c’vjen tjeter nga inati dhe terbimi i madh! Keshtu eshte, kur gjysma e shqiptarve kane ikur emigrante dhe tifozeria mbushet me gjithfare analfabetesh nga Kosova.

    1. c'a po thu o Qazimo says:

      Laj pjata ti MATUF,mos na caj rroten! Askush nuk ngriti flamur turk.IDIOT!

  8. latif says:

    Na e duem Kosoven me gjithe Mitrovicen e baba Ises.Hic ma mire mos kishit ardhe,se sa me u rraf mes vedi.Rujeni urrejtjen per shkjete.

  9. Etniku says:

    Tifozet vijne nga trojet etnike sepse Shqiperia s’ka adhurues.Ata jane laraman,me gene serbe dhe greke,Por edhe Plisat s’jane fare te sinqerte.Ata marrin pjese edhe ne protesta te zakonshme dhe jane shume te dhunshem.
    Tifozet e TORCIDES jane me te mire ata perkrahin Kombetaren e Kosoves dhe ate te Shqiperise.Nuk eshte e vertete se te paret jane grinde torcidasit.Plisat jane si huliganet dhe paraqiten si atdhetare,por s’eshte ashtu.Ata,si mysafire qe jane,nuk u lejohet te bejne skandale ne shtetin tjeter kur dihet fakti se UEFA mund ti ndeshkoj rende,ashtu deshiron edhe Serbia.

  10. Bossi says:

    Shkoni, dhe pirdhuni. Idiota injorante. Ne se doni te rriheni, rrihuni aty ne Kosove dhe merni serbet t’ju arbitrojne, por jo ktu ne Shqipni.

  11. Kosova says:

    Shume e bukur kjo histori e Plisave por kush i njef dhe i ka percjell pak me shume e din qe jane tifozeria me legene ne Kosove saqe e gjithe Kosova eshte kthyer kunder tyre. Keta kudo qe te shkojne bejn probleme por me e renda eshte qe po mundojhen – si gjithmone – te na genjejne sepse Policia e Shqiperis e ka dhene shkakun e perleshjes dhe ne video shihet qart qe keta (Plisat) nuk u provokuan nga askush por i provokuan te tjeret – si gjithmone. Edhe akoma me keq qe jane nje tuf injorantesh se sipas Policise keta (Plisat) i sulmuan grupin tjeter (Torcida te Mitrovices) sepse Mitrovicalit nuk ua leshuan rrugen ktyne injoranteve athu se ishin ne toke te Babes aty ne Elbasan dhe te gjithe duhet t’ua lirojne rrugen. Me e keqja eshte qe nuk moren as parasysh qe kishte gra e femije ne shesh por filluan te hedhnin gure e shishe si te terbuar. Mjafton ta shofesh se cfare kane ber ne Gjakove ku te gjitha Makinat qe ishin neper qytet i kane thyer nga mllefi se pasi qe provokuan ne salle i nxorri policia jasht dhe kjo ishte hakmarrja inteligjente e tyre. Mos te flasim qe ne Peje as qe guxojne te shkojn me pasi qe kane ber sherre dhe e kane rrahur nje djale 14 vjec Pejan. Keta jane thjesht kafsha qe i bejn turpet dhe pastaj s’kane as fyryre te qendrojn prapa gjerave qe kame ber por fillojne me genjeshtra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje