Roshi refuzon rinovimin e kontratës me FSV Frankfurt

2 Prill 2015, 15:36Sport TEMA

E ardhmja e Odise Roshit te FSV Frankfurt mbetet në dyshim.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, sikurse raportojnë mediat gjermane ka refuzuar rinovimin e kontratës, pasi nuk është i kënaqur nga kushtet e saj.

23-vjecari, i cili në këtë sezon është aktivizuar në 16 ndeshje, duke shënuar 3 gola, ka deklaruar se kërkon një destinacion të ri për të ardhmen, raporton Sport News.

Roshi më parë ka qenë pjesë e Bundesligës me Kolnin, ndaj kërkon një emër më prestigjioz në futbollin gjerman.

Kontrata e mesfushorit kuqezi me FSV Frankfurt skadon në përfundim të sezonit, por nuk përjashtohet mundësia që palët të bien dakord për rinovimin e kontratës.

Ndërkohë një tjetër futbollist kuqezi, pikërisht Emir Lenjani, po has vështirësi në kampionatin francez.

25-vjecari, i cili ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Rennes, duhet të qëndrojë në infermieri për shkak të një dëmtimi që pësoi në eliminatoren Shqipëri-Armeni, 2-1.

I aktivizuar në pjesën dytë nga De Biasi, duke qenë ndër më të mirët në fushë për kuqezinjtë, Lenjani ka pësuar një dëmtim muskulor, që do ta mbajë jashtë fushave të blerta për disa javë.

Koha e saktë e rikuperimit do të mësohet vetëm pas ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore në ditët në vijim.

2 komente në “Roshi refuzon rinovimin e kontratës me FSV Frankfurt”

  1. fieraku4u says:

    ODISE ROSHI ESHTE NJE LOJTARET E MIRE QE KA NXJERR SHKOLLA FUTBOLLIT E SHQIPERISE.

    ME FIZIKUN DHE SHPEJTESINE QE KA, E BENE NJE LOJTAR SHUME PROFFEISONAL PER MESFUSH. ROSHI DUHET TE LEVIZI DHE TE SHKOJ NE NJE SKUADER ME TE MIRE SE FSV FRANKFURT.

    PO NDENJI TEK KJO SKUADER, KARRIERA E TIJ DO MBETET NE VEND.

    DHE NE GJERMANIN E THERRASIN “RRAKETA” NGA SHPEJTESIA QE KA KUR VRAPON.

    UROJ QE TE KE OFERTA NGA SKUADRA ME TE MIRA…

    1. Pelasgian says:

      ROSHI ESHTE ME TE VERTET LOJTAR SHUME I MIRE POR DUKE MOS U AKTIVIZUAR SHUME PO HUMB TALENTIN .

      Ne ndeshjen kunder Armenise nuk shkelqeu !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje