Bajern Mynih kërkon Granit Xhakën

2 Prill 2015, 15:39Sport TEMA

Granit Xhaka te Bajerni i Mynihut.

Eshtë ky lajmi i madh që raporton e përditshmja zvicerane “Blick”. Mesfushori me origjinë shqiptare ka treguar një formë fantastike gjatë muajve të fundit me Borussian e Moenchengladbachit dhe përfaqësuesen e Zvicrës dhe paraqitjet e Xhakës nuk kanë mbetur pa rënë të sy të drejtuesve të Bajernit, të cilët janë duke kërkuar përforcime për mesfushën pasi Bastian Schweinsteiger dhe Xabi Alonso nuk premtojnë më për të ardhmen.

Granit Xhaka gjatë këtij sezoni në Bundesligë është futbollisti që ka dhënë më shumë pasime të sakta e dhënë kjo që tregon vlerat reale që zotëron lojtari 22-vjecar.

Sipas prestigjiozes zvicerane “Blick”, talenti shqiptar do të ishte futbollisti ideal për të marrë te Bayerni vendin e Schwensteiger ose të Alonsos, pasi këta dy futbollistë shumë shpejtë pritet t’i japin lamtumirën kampionëve të Gjermanisë, sepse mosha e tyre nuk premton më.

Vetëm pak muaj më parë Granit Xhaka rinovoi kontratën e tij me Gladbahun deri në vitin 2019, por dicka e tille nuk përbën asnjë problem për një klub të madh si Bayerni drejtuesit të cilit janë gati të derdhin në arkat e  Borussias 20 deri në 25 milionë Euro për të bërë të mundur transferimin e 22-vjecarit në “Allianz Arena”. Granit Xhaka u transferua nga Baseli në “Borussia Park” në verën e vitit 2012 për 8,5 milionë Euro. Me Gladbahun Xhaka ka zhvilluar në total 85 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke realizuar edhe 4 gola, 3 prej tyre në këtë sezon të Bundesligës.

11 komente në “Bajern Mynih kërkon Granit Xhakën”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Uroj qe te jene deduksione te fantaksura te “”Sport expresit ” ,keto qe na kumtohen ne kete lajm ne dukje bombastik por qe jane tollombacet e radhes pas atyre te Xhamadsn Shukrise apo ato te djalit te Abedinit ,Januz januzit,te cilet qe te dy pesuan fiasko ende pa dale nga veza .
    Nuk besoj se klubi Bavarez mendon dhe vepron ne baze te instikteve ,dhe te bjere kaq poshte sa te marre sherbimet e nje lojtari ((( si shqiptar kurre nuk mund ta shaj ) qe pos epersise fizike qe eshte dhunti e moshes nuk posedon asgje tjeter .

    1. Aleksander says:

      Ishte me i mire Ilir Lame ne kohe te vet .

      1. special two says:

        Nga Ilir Lame do me mbetet e pa harruar nje ndeshje e Partizanit me Austrine e Wienes.Lame ka bere nje ndeshje te jashtezakoneshme ku Partizani e ka fituar 1 me 0 por eshte skualifikuar.Ferit Ragami edhe ky nje futbollist i shkelqyer ka humbur nje penallti qe do ishim kualifikuar.
        Lame ishte nje mesfushor qe padyshim do ishte lojtar i klubeve me te medha te Evropes.

      2. kosovar says:

        sa te kompleksum qe jeni jo jo shabani dhe spiridoni ishin me te mir ne kohe te vete. ju shkatrroj qelozia megjithate kosovaret po qajn perpara.

        1. labi says:

          o shqiptari im prej Kosove. Ne nuk jemi xheloz per Dardanes, pasi ju quajme te njejte. Ju keni komplekset e te shkuares nga barbaret serbe.
          Mos kini frike nga llafet e shqiptareve.
          Edhe nje keshille vllazerore; investo pak kohe te mesosh shqipen me mire.
          Te pershendes

    2. Pelasgian says:

      Ca thu ti mer rrot k…….ri .

      Te Interi “SHAQ”-u eshte e ardhmja , kte e thone vet drejtuesit e ekipit .

      Ndersa Januzaj kurre nuk ka qene ndonje TALENT i madh , nejse edhe atij i uroj fat dhe te ringrihet sa me shpejt .

  2. Positive-Vs-Negative says:

    Per mua qe Xhaka te luaj ne Munych jane ndoshta zero. Pertej patriotizmit ky nuk ka asgje qe mund ti sherbej Bayern-it. Edhe nqs e ofrojne ai nuk duhet te pranoje sepse shancet per te lujatur jane shmu shume te pakta.

  3. abdylmutalipi says:

    Bayerni jo vetem Gjaken por don me ble dhe Shacirin,i kam nga burime te sigurta ,don edhe Lorik Canen por nuk e jep Lacio .

  4. verriu says:

    sa palidhje ja futni, Xhaka esht ne Moment mesfushori me i mir defenziv ne Bot ! me fol Sot. per Lamen esht si me fol per SHURREN e mbramshit ! haha

    1. labi says:

      sa mendime te dhjera paske, e per me teper nuk di as ti artikulosh.
      Pse o vellai im te prodhon koka shurre, kur flitet per njerez qe ti nuk i njeh?

  5. demokrat says:

    Xhaka eshte shume me i mire se Pogba, me Xhaken Bajern ka nje siguri 10 vjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje