Barcelona e kërkon me ngulm transferimin e francezit Pol Poga në “Camp NOU”.
Klubi Katalanas ka përgatitur një ofertë të majme për të bindur drejtuesit e klubit të Juventusit, që të lënë të lirë 22-vjecarin që të transferohet në Spanjë verën e ardhshme, pasi Blaugranët e kanë të ndalur të ndërhyjnë në merkato deri në vitin 2016 për shkak të pezullimit nga Uefa.
Sipas të përditshmes katalanse “Sport” Barcelona është e gatshme që të derdhë në arkat e klubit të Juventusit rreth 70 milonë euro për Francezin, I cili është shëndërruar një ndër futbollistët më të kërkuar në merkato.
Por, në rast të një mospranimi nga ana e “Zonjës së Vjetër” Barcelona është e gatshme të paguajë edhe 10 milionë euro më shumë.
Ndërkohë “Sport” shkruan se Juventusi duket i gatshëm të pranojë ofertën e blaugranëve, ndërsa Barcelona kërkon të zyrtarizojë blerjen brenda zgjedhje presidenciale që do të mbahen në muajin korrik./f.b