Granit Xhaka përfundon në qëndër të vëmendjes së disa prej skuadrave më të mira të Europës.
Pas Bajernit të Mynihut për mesfushorin shqiptar ka shfaqur interes edhe Altetiko e Madridit.
Sipas asaj që raporton “El Mundo Deportivo”, e cila në shkrimin e saj i referohet të përditshmes gjermane “Bild”, Granit Xhaka pëlqehet shumë nga trajneri i kampionëve të Spanjës, Diego Pablo Simeone, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta transferuar në “Vinsente Kalderon” futbollistin e Borusia Mynshengladbah sezonin e ardhshëm.
Emisarë të Atletikos e kanë ndjekur nga afër Granit Xhakën në sfidën e Europa League mes Sevijas me Gladbahut, por edhe në takimin kualfikues të Euro 2016, që Zvicra zhvilloi ndaj Estonisë në Lucernë, ku 22-vjeçari shqiptar shënoi edhe 1 gol.
Mesfushori ka shkëlqyer me klubin nga “Borusia Park” këtë sezon, madje ai është lojtari që ka dhënë më shumë pasime të sakta në Bundesligë.
Për të marrë shërbimet e Xhakës, klubi gjerman i pagoi Bazelit 8,5 milionë euro në vitin 2012, por tashmë për ta lënë të lirë, Gladabahu kërkon minimalisht 25 milionë euro.
Shifër kjo e përballueshme për arkat një klubi si Atletiko.
Simeone shikon te Granit Xhaka zëvendësuesin ideal të njërit mes Tiago Mendes dhe kapitenit Gabi, dy futbollistë të mëdhenj në moshë dhe që mund të largohen nga “Vinsente Kalderon”.
Granit Xhaka te Atletiko nuk janë thjeshtë zëra merkatoje, pasi e ardhmja e 22-vjeçarit ka gjasa të mëdha që jetë te “Los Colchoneros”.
GRANITI E MERITON…URIME DJALIT NE KARRIEREN E TIJE.
SHPRESOJ TE LUAJ ME NJE SKUADER TE MADHE.