Edison Kavani ka shuar zërat se problemi I tij tek PSG-ja, është sulmuesi suedez Zllatan Ibrahimovic.
Në mediat franceze është folur shpesh për një krisje të mardhënieve të tij me Ibrahimovicin, por Uruguaiani ka theksuar se cdo gjë mes tij dhe Ibrës shkon për mrekulli.
Ai tha se problemi që ka tek PSG-ja është se nuk po luan në rolin që atij I kanë premtuar.
“Nuk e di nga dalin këto zëra. Jemi futbollistë që luajmë për të njëjtin klub dhe e respektojmë njëri-tjetrin.
E vetmja gjë që më shqetëson është se erdha në Paris për të luajtur si sulmues përkrah Ibrës, diçka që ka ndodhur pak herë.
Në Francë njerëzit mendojnë se mund të luaj i vetëm në sulm, por nuk është ky pozicioni im.
Gjërat e tjera pastaj shkojnë në mënyrë perfekte” deklaroi Kavani.
Për sulmuesin kanë shfaqur inters skuadra të mëdha Europiane si spanjollët e Realit të Madridit që e shohin Kavanin si zëvëndësuesin ideal të francezit Karim Benzema, gjithastu inters ka shfaqur edhe Manchester United dhe Chelsea./f.b