Pol Pogba mbetet në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Barcelonës, por jo vetëm kaq.
Edhe tifozët katalanas e ëndërrojnë mesfushorin e Juventusit, që mbetet më i kërkuari në merkato.
E përditshmja katalanase “Sport” ka zhvillur një sondazh me lexuesit e saj, të cilëve u ka kërkuar të votojnë për mesfushorin e tyre të preferuar.
Përfundimi është i qartë: 51% e pjesëmarrësve në anketë kanë preferuar 22-vjeçarin e kombëtares franceze, i cili qëndron ndjeshëm i shkëputur me mesfushorët e tjerë.
Pas tij, me 30% më pak qëndron Koke i Atletikos së Madridit, ndërsa Rojs i Borussias së Dortmundit është pëlqyer nga 13% e votuesve.
Mesfushori Paris Saint Germain, italiani Marko Verrati, ka grumbulluar 8% të votave, ndërsa kiliani Arturo Vidal renditet i fundit me vetëm 3%.
Ndërsa në sondazhin e organizuar për sulmuesit, i pari në listë me 20% të votave renditet Paulo Dybala, ndërsa pas tij vjen Fernando Lorente me 14%.
E mbyllin listën Edin Dzeko dhe Mario Gomez me një përqindje të ulët.