Kupa e Shqipërisë/ Pejiç thyen Skënderbeun, kualifikimi vendoset në Korcë

8 Prill 2015, 16:22Sport TEMA

Kuksi mund Skëndërbeun dhe hedh një hap të rëndësishëm për në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Veriorët mundën me rezultatin e ngushtë 1-0, kampionët në fuqi të Skëndërbeut, në ndeshjen e parë gjysëmfinalë e luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Në një stadium krejtësisht të boshatisur për shkak të dënimit që Kuksi ka marrë nga komisioni I disiplinës, skuadra e  drejtuar nga trajneri Artim Shaqiri kaloi shumë shpejt në avantazh me anë të bomberit Kroat, Pero Pejic që në minutën e 6–të të takimit.

Pavarsisht mundimeve për të barazpeshur shifrat, korcarët nuk arritën që të barazonin dot duke mos arritur të konkretizojnë në mënyrën e duhur  rastet e krijuara.

Kuksianët ia arritën të administronin në mënyrën më të mirë këtë 90-minutësh duke marrë një fitore të rëndësishme.

Gjithsesi kualfikimi mbetet ende I hapur, ku do të vendoset gjithcka në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Korcë pas dy javesh. /f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje