Khedira i vetëofrohet Barcelonës

9 Prill 2015, 15:27Sport TEMA

E ardhmja e Sami Khediras vazhdon të gjenerojë lajme.

Nëse deri më sot është përfolur për një transferim të mesfushorit në Gjermani te Shalke, tani ka një tjetër pistë që mund të shkaktojë me të drejtë mjaft habi në kampin madrilen.

E përditshmja Daily Star siguron se agjenti i mesfushorit, Jorg Neubauer ka kontaktuar Barcelonën për t’i ofruar shërbimet e klientit të tij.

Vendimi përfundimtar është marrë, Khedira do të largohet në fund të sezonit nga Los Blancos e ndërkohë vazhdojnë kërkimet për t’i gjetur një skuadër të re gjermanit.

Ofertat nga ana tjetër nuk kanë munguar.

Në Gjermani është Schalke që ka shfaqur më shumë interes.

Në Angli, Mancester Junaited ka kërkuar gjithashtu informacion për situatën e Khediras, ndërsa në Itali është Interi që e ka pjesë të axhendës së merkatos.

Te Barcelona, duke patur parasysh që mungon një zëvendësues i mirëfilltë për Busquets, mesfushori i Realit mund të jetë i përshtatshëm, megjithatë për momentin nuk ka ende asgjë konkrete.

Drejtuesit e blaugranave janë vënë në dijeni për gatishmërinë e Khediras dhe u takon atyre që gjatë javëve në vijim të kthejnë një përgjigje.

28-vjeçari gjerman u transferua te Reali i Madridit 5 vjet më parë nga Shtutgarti dhe që atëherë është aktivizuar në 102 ndeshje, ku ka shënuar 6 gola gjithsej.

3 komente në “Khedira i vetëofrohet Barcelonës”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Marrja apo blerja e nje lojtari X ap Y eshte ne funksion te filozofise se Ekipit .
    Me qe ra fjala ketu REALI funksionon me CATENACIO sepse kete filozofi ka patur gjithe kohen perjashto kohen kur militonin Mitiket Di STEFANO.PUSHKASH apo HIDEGUTI ne vitet e fundit ’50 dhe fillim vitet ’60 .
    Thene me shqip do te ishte me mire per BARCEN qe Filozofine e saj e mbeshtet mbi parimin e FIZ-HARMONIKES dhe mbi lojtaret INTELIGJENTE qe te kishte transferuar DI MARIN dhe OZILIN te cilet ishin te padeshiruar tek REALI ,i pari sepse ishte Argjentinas dhe nuk ishte i bukur ( sepse wagabondi PEREZ i do homo sikur Ronaldo qe ti kete dhe per fushate publicitare kur shume mire mund te lyjne dhe buzkat me te kuq dhe te pispillosen si kurvicat perpara paqyres dhe te vonojne daljen ne fushe ,sic ka deklaruar MURINJO )) kurse i dyti sepse nuk levizte shume ne fushe (( i do si PEPE idioti sepse OZILI leviz me koke dhe nuk i lodh kembet .
    Nuk besoj se Khedira do ti sherbente BARCES kur ajo i ka lojtar te tille ,pastaj BARCA eshte suspenduar nga REALI qe te beje merkato deri ne fillim te ’16 .
    REALI e ve ne perdorim te gjithe arsenalin e armeve qe posedon ,vetem dhe vetem qe ta dobesoje kudershtarin dhe te zhduk konkurencen por harron se mbas koke e ka ATLETIKON qe po e CEKANOS aq sa RRANGALLI i BARDHOSHKAVE ,nuk po e merr dot vehten .

  2. Best says:

    Totila
    ke te drejte vetem per nje gje
    Qe Perezi harxhon shume leke vetem per te minuar Barcelonen
    Kete beri ne dy mandatet e tij, por te dyja heret po duket se kjo strategji po ia ben varrin perezit (shprehja kush i ben gropen shokut bie vete brenda)
    Mandatin e pare shpenzoi per galaktike dhe fitoi vetem 1 kampionat, kurse Barca e Valencia triumfuan radhazi deri champions
    Mandatin e dyte po e shohim, ajo e vitit te kaluar qe edhe Tito Vilanoven e varrosi te gjalle, po i del per hundesh
    ishte gati 7 pike para ja ku gjendet tani
    nga galaktike u kthyen surrogato
    Por problem eshte se i jane qepur ne BE se Perezi ka shpenzuar paret e popullit spanjoll dhe financimet e BE-se dhe keq e ka punen, sidomos me leket e stadiumit
    Do ia shohi fundin legeni biznesmen edhe kesaj pune
    qe do te nxjerre Barcelonen sikur eshte klubi me i keq ne bote, qe ben blerje te paligjshme apo merr femije
    te gjitha klubet kane akademi dhe mbledhin femije qe i arsimojne dhe stervisin, ca te keqe ka ketu???
    Messi ishte 12 vjet kur e moren, apo digju nga qulli e fryji kosit kjo pune….

  3. X says:

    Ju te dy qe paskeni shkrujt siper, me vjen keq per fjalorin, por qekeni koqe kanari qe te dy. Po nuk keni nej pune tjeter mor idiota? Ikni or budallej zgjidhni hallet e juja, lejini miliarderet se i zgjidhin vete punet. Ju te dy me duket se jeni punetore fushe ke Barcelona?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje