Kupa e Shqipërisë/ Tirana ndalet sërisht nga Laci, barazim 0-0 në “Qemal Stafa”

8 Prill 2015, 19:45Sport TEMA

Nuk ka fitues në ndeshjen e dytë për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Lacit e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Bardheblutë nuk kanë mundur dotë të fitojnë sërisht përballë kurbinasve të cilët janë kthyer në macen e zezë për 24-herë kampionët e vëndit.

Edhe pse vëndasit e nisën në mënyrën më të mirë taimit duke rrzukuar që në minutat e parë me anë të Debatik Currit që e dërgoi topin në shtylën pingule.

Sulmet për ekipin e drejtuar nga Gugash Magani nuk u ndalën, që vazhduan për të gjetur golin e epërisë po pa e realizuar dot.

Në pjesën e dytë, Tirana hidhet e tëra në sulm për të gjetur golin e avantazhit por nuk e kokretizojnë dot duke gabuar shumë në pasin e fundit, dicka që e ka shoqëruar Tiranën përgjatë gjithë sezonit.

Gjithcka u mbyll me shifrat e barabarta 0-0, ku kualifikomi do të vendoset në sfidën e kthimit që do të luhet pas dy javësh në fushën e Lacit./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje