Diego Armando Maradona ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të FIFA-s Sepp Blater.
Maradona ka akuzuar kreun e FIFA-s se është një person I korruptuar dhe duhet të largohet nga FIFA.
“El Pipo D’Oro” theksoi se Prici Jordanez Al Hussein do të dalë fitues në garën për president të FIFA-s.
“E mbështes fuqishëm princin Ali në luftën kundër të korruptuarit Blatter. Ai nuk ka nevojë të vjedhë sepse ka pasurinë e tij dhe ka shumë madje.
Nuk ka nevojë të bëjë ato që ka bërë Blatter, i cili pretendon se do të bëjë mrekullinë në futboll kur nuk ka gjuajtur asnjëherë një top”.
Në fund Maradona i dha dhe një tjetër mesazh Presidentit aktual të FIFA-s.
“Nuk kam frikë. Jam i motivuar të shkoj e t’i them Blatterit në sy: Largohu. Mjaft më. Ky është fundi. Boll dëme na ke shkaktuar” perfundoi Maradona./f.b
maradona je gjithmon njeshi
Qe kerkon largimin e Blater-it bene shume mire.Por kur thote se duhet te largohet se nuk i ka rene nje here topit,mendoj se e dhjet muhabetin.
Mos valle edhe princi, te cilit i lobon, e ka goditur ndonjehere topin?
Asnjehere!
Perderisa edhe UEFA dhe FIFA udhehiqen nga komunistet e ç’mund te presesh tjeter. Nje kandidati te cilit nuk i sanksionohet kandidimi der ne 2 here por e lejon ate deri ne vdekje” atehere pse nuk u dashka te beje korrupsion?. Kurre nuk do te votohej nje njeri kaq shume here, por fakfi eshte se keta e rrugullojne punen me te gjithe ne menyre qe te mos votosh kunder tij. A ka burr nene te largoje Duken nga FSHF?, aty jane te gjithe te zgjedhurit e tij, dhe do ja fusnin vetes po te votonin kunder. Kur demokracise i eshte vene rregulli i moskandidimit ne jo me shume se 2 here ju siguroj qe nuk kane qene idiote ata qe e vendosen kte rregull. Pikerisht per te evituar “me ligj” rrezikun e mbajtjes se postit pafundesisht.
mir e ka qe shan blaterin zvicerran kurv korrupsjon ,qe si ka ra torit me kemb ,por edhe ai myslimoni m duket se s ka karrjer futbolli.
presidenti duhet te jet nji ish yll futbolli qe ka pas personalitet.
vec ai ben mir per sport.
burokratet dhe miljarderet jan vec per bisnes.
prandaj duhet vendos ligj qe po s pate qen mbi 10 vjet futbollist profesjonist ne ligar europjane amerikane australjane dhe vendet e tjera me futboll,nuk behesh dot president..
“El pibe” o gazetar katuni
ish yll futbolli eshte dhe platinia qe drejton uefa-n po nje njesoj si blatter eshte kesaj ci thua
Se cfare eshte Blateri kjo sdo shume mend ka nje kohe te gjate dhe duhet patjeter nje drejtim i ri ne FIFA.Por Maradona kur flet duket sikur eshte i imunizuar nga kritikat dhe zullumet e tij personale kur drogohej tek Napoli dhe i nderohej ipruveta e shurres gjate kontrollit antidoping,treguar nga vete Ferlaino presidenti i Napolit ne ate kohe.Keshtu qe para se te flasesh dhe te besh protagonistin dhe aty ku sduhet shikohu ne pasqyre me mire ne keto raste eshte te heshtesh dhe te ruash profilin tend prej gjigandi ne futbollin boteror.