UEFA ndëshkon Kroacinë, favorizohet Italia

9 Prill 2015, 16:03Sport TEMA

Koret raciste dhe hedhja e fishekzjarreve në fushë në fitoren 5-1 me Norvegjinë i kanë kushtuar jo pak Kroacisë.

Në përfundim të hetimeve për këto incidente, UEFA vendosi ndëshkimin e vendit ballkanik me një ndeshje pa tifozë në shtëpi.

Konkretisht, Kroacia takimin e radhës eliminator për europianin me Italinë do ta luajë me dyer të mbyllura, duke i shkaktuar kështu federatës shumë humbje në të ardhura.

Damir Vrbanovic, zëvendëspresidenti i federatës, reagoi mjaft i revoltuar dhe nuk u kursye aspak në akuzat ndaj qeverisë europiane të futbollit:

“Jemi të shokuar me këtë ndëshkim drakonian nga UEFA për 5 fishekzjarre dhe 2 thirrje raciste në ndeshjen me Norvegjinë.

Mbi të gjitha sepse delegati i UEFA-s shkruajti në raport se ishte një takim i shkëlqyer.

Sfida me Italinë duhet të ishte spektakolare në çdo aspekt, ndërsa ne si federatë do të humbasim miliona euro.

Pa dyshim që do ta apelojmë këtë vendim.

Legjenda e Kroacisë, Davor Suker është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, kështu që presim edhe impaktin e tij në këtë çështje”.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët kroatë bëhen problematikë në takimet e kombëtares së tyre.

Edhe në ndeshjen e parë eliminatore me Italinë, që u luajt në San Siro, për shkak të hedhjes së fishekzjarreve, ndeshja e 16 Nëntorit u ndërpre dy herë.

4 komente në “UEFA ndëshkon Kroacinë, favorizohet Italia”

  1. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    ITALISE ngushte me se shumti ja kane prure ekipet e Ish -Jugosllavise ku ne mesin e tyre do te permendja Kroacine por dhe vendet e lindjes si dhe vendet e amerikes Latine ,por ITALIA ka supermaci me ekipe te tjera .
    Perndryshe Azurret kane ekipin ndoshta me te dobet ne kohera ,mu per faktin se italia nuk punon me ekipet e moshave dhe i merr te gatshem nga vendet e botes se TRETE por qe kjoka bere qe serie A ta humbase imazhin e dikurshem dh ete kthehet ne nje lige monotone .
    Sidoqofte KROACIA ja merr lehte -lehte barazimin ITALISE ne mos dhe fitoren .

  2. jashte jevgjit nga evropa says:

    Po serbine pse se denoni per fishekzare dhe kore raciste o uefa e evropes kurve.po ca pret kur kemi kllounin maskara Duka ne krye te fshf.Duka voton per platinine dhe platinia e mbron nga ata qe duan ta heqin ne shqiperi.prandaj futbolli shqiptar katandiset ne ate fare derexheje..

  3. Pelasgian says:

    Rasti me i mire per ZHDUKJEN (EDHE FIZIKE , KJO E FUNDIT DO FESTOHEJ SHUME NGA ANA IME ) e DUKOVIC kriminelit ishte ndeshja me serbine , vendimi i UEFAS ( te cilin tha do ta pranojme cili do qofte ai ) dhe dhenien e votes per rikonfirmimin e Platinovicit .

    Kush do ta beje ??? Tifozet ??? Naaaaah …..e kan menjen me u rraf se kush do eci para e kush mrapa .

  4. PD-ist i zhgenjyer says:

    Me mire ti denosh se sa ti lejosh, qofte edhe me standarte te dyfishta. Kjo tregon kulturen shteterore te shteteve qe perfaqsohen nga harbute dhe qe nuk duan te rrespektojne te tjeret. Shikoni Greqine, Italine, Serbine, (italia jo e gjitha), Maqedonine, a nuk jane keta turpi i tifozerive boterore?. Brravo Kroateve qe nuk duan te jene pjese e ketij llumi injorantesh qe vetem per nje fitore jane te gatshem te shkaterrojne vendet e tyre ne emer te nje krenarie mediokre, pa asnje rrepect per kundershtarin. Stop kesaj kulture te shpifur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje