Kaka: Milani duhet të marrë shëmbull nga Juventusi

10 Prill 2015, 15:58Sport TEMA

Një nga futbollistët më  të  dashur për tifozët e Milanit, Rikardo Kaka, rikthehet të  flasë  për të  kaluarën e tij.

Braziliani, që  e pranon se nostalgjia për Milanin nuk do t’i ikë  kurrë, tregon edhe për diferencën ndërmjet viteve të  arta nën drejtimin e Ancelotit dhe eksperiencën e shkurtër pas rikthimit në  2013:

“Kishin kaluar 4 vjet që  kur kisha luajtur për herë  të  fundit me Milanin, pasi më  parë kisha kaluar aty 6 vjet të  mrekullueshëm, por ajo që  gjeta në  dhomat e zhveshjes ishte diçka shumë  e ndryshme”.

Kaka e pranon se pavarësisht kësaj, ai e kishte  dëshiruar jashtëzakonisht shumë  rikthimin te Milani në  2013-ë n:

“Isha vërtet i lumtur që  pata mundësinë  të  luaja sërish aty, edhe pse vetëm për një  kampionat.

Sigurisht që  gjeta lojtarë  të  tjerë  nga ata që  kisha lënë.

Cfarë  i mungonte asaj skuadre?

Pikët, domethënë vazhdimësia e rezultateve.

Bënim ndeshje të  bukura si ndaj Barcelonës apo ndaj Juves, por pastaj në  fund gjithmonë  kishte dicka që  mungonte”.

Kaka falenderon Galianin për gjithçka ka bërë për të, ndërsa nuk mund të  mungonte edhe një  koment për Inzagin, shokun e tij të  dikurshëm të  suksesve, që tanimë  ka veshur kostumin e trajnerit:

“Pipo e dashuron futbollin dhe jeton për të.

Për mua ka bërë rrugën e duhur, dy vite me skuadrat e të  rinjve dhe pastaj erdhi momenti që  të  merrte drejtimin e Milanit.

Është  një  sezon vuajtjesh, por unë  jam optimist.

Në  dy apo tre vjet Milani do të  ringrihet.

Duhet të  marrim shembull nga Juventusi”.

Në  të  tashmen dhe të ardhmen e Kaka është te Orlando Siti dhe Kaka shprehet se ndihet shumë  i lumtur në SHBA dhe po e shijon eksperiencën e tij në  MLS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje