Guardiola i kërkon Bajernit të blejë Serxhi Buskets

11 Prill 2015, 15:28Sport TEMA

Bajerni i Mynihut po përgatit një ofertë në drejtim të Barcelonës për të marrë shërbimet e mesfushorit të katalanasve Serxhi Buskets.

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë, Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë futbollistin 26-vjecar dhe ia ka bërë tashmë të ditur dëshirën për të firmosur me Buskets drejtorit sportiv të bavarezëve, Matias Samer.

Sipas informacioneve që përcjellin media të ndryshme, oferta që Bayerni pritet ti paraqesë Barcelonën do të variojë nga 25 deri në 30 milionë euro.

Gjithsesi, një shifër të tillë vështirë se Barcelona do ta pranojë, pasi klubi katalanas e konsideron mesfushorin spanjoll si një pjesë shumë të rëndësishme për të ardhmen dhe vetëm pak muaj më parë, blaugranat i rinovuan kontratën Buskets, ku vendosën edhe një klauzolë shumë të lartë për largimin e tij.

Por, dëshira e fubollistit për të ndryshuar ambient mund të rezultojë përcaktuese në këtë operacion merkatoje.

Ishte pikërisht Guardiola ai që e afrimoi 26-vjecarin në nivelet më të larta, duke e bërë pjesë të skuadrës së parë të Barcës në vitin 2008.

Prandaj edhe Buskets e shikon me sy të mirë një ribashkim me ish- trajnerin e tij.

Nëse transferohet te Bajerni, mesfushori spanjoll pritet të marrë në skuadër vendin e Bastian Shvainshtaiger, i cili kërkohet nga Atletiko e Madridit dhe mund të largohet në verë nga bavarezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje