Bufon: Luaj si numri 1 deri në moshën 40 vjeç

13 Prill 2015, 15:02Sport TEMA

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon edhe pse ka 37 vite mbi supe, nuk ka ndërment të heqë dorë nga futbolli i luajtur, e aq më tepër nga roli i titullarit të portës.

Përkundrazi, kapiteni bardhezi ka programuar suksesin në Champions League, që  mungon në kurrikulumin e tij.

Bufon nuk heq dorë edhe nga kombëtarja, ku dëshiron të japë kontribut edhe në Botërorin e vitit 2018:

“Për aq kohë sa do të ruaj formën fizike dhe psikologjike, nuk kam arsye pse të heq dorë. Nuk kam ndërmend aq të luaj zi zëvendësues, objektivi im është të mbush 40-vjec si numër një, më pas do ta gjejë një arsye për t’i varur këpucët në gozhdë”

Kapiteni i Italisë, është gjithnonë në top-formë, pavarësisht ndonjë periudhë të shkurtër jo fort të shkëlqyer.

Si në 2013, kur u kritikua për gabimet e tij në cerekfinale të Championsit ndaj Bajernit të Mynihut:

“Në këtë zanat duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe të nuk duhet të mendosh se je i pagabueshëm. Tri ditë para se të luanim ndaj Bajernit kisha zhvilluar një ndeshje të madhe kundër Interit. Një futbollist duhet të jetë i kënaqur me veten vetëm kur të mbyllë karrierën. Vetëm atëherë mund bëhet bilanci dhe t’i thuash vetes se ke qenë i zoti.”

Për momentin, Bufon nuk ka dëshirë të dalë në pesion:

“Për fat të keq më duhet ta pranoj se nuk jam i përjetshëm, gjithsesi mendoj për Botërorin e Rusisë”

Pra, Francë 2016 do të jetë thjesht etapa e radhës në karrierën portierit të Italisë, që sheh Sirigunë si pasardhësin e tij:

“Salvatore është një portier i madh, por unë nuk kam ndërmend t’ia lëshoj vendin. Ne kemi 10 vjet diferencë dhe e kam të vështirë të pranoj se mes nesh ka konkurrencë. Ne bëjmë shpesh shaka me njëri-tjetrin. Ditën kur do të largohem, do të jem i kënaqur që do të jetë ai numri një në kombëtare.”

Ndërkohë, Bufon sheh edhe nga e tamshmja, duke shënjestruar Championsin:

“Nuk do të cuditesha nëse arrij ta fitoj këtë sezon Championsin me këtë skuadër. Unë jam gjithmonë optimist. Do të ishte e pabesueshme, por jo e pamundur. Dy apo tri skuadra janë më të forta se Juventusi, por në futboll nuk i dihet kurrë.

Gjithsesi, Bufon e ka një peng në karrierë:

“Do të më kishte pëlqyer shumë që të luaja në Premier League dhe të jetoje emocionet e stadiumeve të mbushura plot e përplot. Anglezët luajnë një futboll Fair Play dhe me shumë sportivitet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje