Etrit Berisha ishte një nga protagonistët e fitores së Lacios me Empolin në “Olimpiko”.
Sidomos në pjesën e dytë, portieri i kombëtares shqiptare shfaqi cilësitë e tij më të mira, edhe pse në këtë sezon është aktivizuar kryesisht në Kupën e Italisë.
Pas suksesit me skuadrën e Elseid Hysajt, 26-vjecari tha se ishte shumë i lumtur për ecurinë e Lacios, ndërsa në aspektin personal vecoi pritjen ndaj Hamshik në përballjen me Napolin.
Vëmendja e Berishës pas suksesit me Empolin, përqendrohet te sfida me Juventusin në kuadër të javës së 31-të të Serisë A.
Sipas portierit shqiptar, Lacio do të udhëtojë drejt Torinon me idenë për t’u kthyer me tri pikë nga “Juventus Stadium”.
Ecuria e jazhtëzakonshme në kampionat, por edhe në Kupën e Italisë, ku Lacio ka arritur të prekë finale, reflektohet edhe me klimën pozitive që mbizotëron në kampin bardhekaltër.
Berisha vijoi më tej, duke i shprehur që punon shumë në stërvitje që kur të zbresë në fushë të bëjë diferencën, mbi të gjitha duke ruajtur qetësinë edhe atëherë kur bën ndonjë gabim.
Ne fund Berisha foli për marrëdhëniet me Federiko Marketin, me të cilin komunikon shumë gjatë stërvitjes, duke përfituar nga eksperienca e portierit italian.