De Biazi: Serbia është shumë më e fuqishme se ne, por une pres drejtësi nga CAS

15 Prill 2015, 15:19Sport TEMA

Për trajnerin Xhani De Biazi, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lausane do të vendosë në favor të Shqipërisë.

Në një intervistë dhënë për kanalin “Sky Sport 24″, ai u shpreh:

“Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet, megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme.

Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t’i duhej të vendoste”.

Në vijim të intervistës, De Biasi u ndal gjatë te ngjarjet e Beogradit duke sjellë edhe një herë në vemendje momentet e tensionit, raporton Sport News.

“Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë.

Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësohej asnjë kusht për një ndeshje të sigurt. Policia nuk ndërhyri.

Disa lojtarë serbë na ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes. Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s, për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera.

Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të dilnim në fushë kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA”.

Trajneri i Kombëtares kuqezi u ndal më pas te situata në grupin tonë eleminator duke vendosur theksin se Shqipëria është e vetmja skuadër që nuk është mundur ende.

Ai vijon më tej duke nënvizuar se përveç faktit të heqjes së pikëve nga UEFA, Shqipërinë rezultati 3-0 e dëmton edhe në klasifikimin aktual.

Në fund, ai u ndal te objektivi që ka në krye të stolit shqiptar duke deklaruar:

“Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”.

8 komente në “De Biazi: Serbia është shumë më e fuqishme se ne, por une pres drejtësi nga CAS”

  1. Albani says:

    Me vjen keq more xha Biazi,por per momentin ku e shikon ti,dhe ne nuk e shikojme qe Serbia na qenka shume me e fuqishme se ne.
    une nuk e kam vene re deri tani,kam vene re te kunderten qe ne jemi fuqizuar dhe ia kemi kaluar Serbeve.

    1. itali says:

      mos lexoni vetem titullin pastaj shkuani komente pa lidhje de biasi tha te verteten qe serbia ka me shum peshe ne fifa e uefa se shqiperia se kane fitu 1 kupe kampioni kane mare pjese ne kampionatin boterore dhe kane bere 1 finale te kampionati evropian.

    2. armand says:

      Po e ka fjalen per federaten e futbollit serb o njerez dhe jo per skuadren. Ka shume te drejte se FSHF eshte……..vari leshte.

  2. gjakovari says:

    Serbia me e fuqishme se ne?! Mbase e ka thene qe te fitoje ne menyren diplomatike, trepikeshin ne tavoline!

  3. Darius says:

    Serbia o de biazis eshte Mbetja e ish-jugosllavise.
    dhe ne mendjen tende flet per serbi duke menduar ish Jugosllavine.

  4. "BALASHI" says:

    Traineri ka shume te drejte. Lojtaret serb luajne ne nivele shume te larta. Lojtaret tane luajne me zemer e i pergezoj. 41 minuta ne Beograd i bene brilante, nuk pesuan dhe paten 3 raste. faji eshte jo i saliut I ivetmi rast qe s’ ka faj), por i Platinise. do zoti KAS gjykon drejt…

  5. Z/Kallami says:

    Per klasifikim nuk asht vetem ti bijme topit.Por ne kushte te pa parashikushme duhet te jesh elegant politik qe te fitosh mbeshtetje edhe pse ke te drejte,te duhet te luash qe ta garantosh.Lereni trainerin ne qetesin e vet.Mos u bani ne cdo moment te zgjuar.Sepse ne kete rast jeni me shume se debil.Kjo vjen se nuk dini te fitoni sic din te fitoj dhe do ta fitoj Traineri De Biazi.

  6. orienti says:

    ..mendoj se De Biazi e ka fjalen per perkrahjen e Serbise dhe ka te drejte ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje