Zoran Zaev: Kemi dhe përgjime të zyrtarëve të lartë në Tiranë

2 Maj 2015, 09:39Rajoni TEMA
Zoran Zaev: Kemi dhe përgjime të zyrtarëve të lartë

Ndërkaq Zaev tha se përgjimet tregojnë se njerëz të afërt me liderët politike shqiptare, drejtues të posteve shtetërore janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe këtë do ta tregojë me publikimin e përgjimeve të radhës. Sipas tij, është e vështirë të vërtetohet nëse BDI është përfshirë në aktivitete kriminale pasi drejtuesit e saj janë treguar tepër të kujdesshëm duke e ditur që ishin nën përgjim.

“Atë që mund ta them me siguri është se deri tani nuk kam dëshmi se nëse Ali Ahmeti, Menduh Thaçi apo Rufi Osmani në formë të drejtëpërdrejtë janë përfshirë në krim, por njerëzit e afërt të tyrë të cilët kanë bartur funksione të larta shtetërore po, dhe këto dëshmi do ti publikojmë. Përgjigja pse rreth BDI-së ka shumë pak aktivitete që lidhen me krimin, është se kemi shumë pak dëshmi, dhe jo se s’ka kriminalitet . Pra zyrtarët e BDI-së e kanë ditur se janë të përgjuar , në 80 % të bisedave bëhet fjalë për caktimin e takimeve sy më sy, madje në më shumë raste bëjnë dhe batuta se “na dëgjon ai tjetri dhe përmes telefonit nuk flasim dot” . Kjo i ka bërë të jenë më të kujdesshëm megjithëse kanë lënë gjurmë që lidhen me krimet financiare.”- tha Zaev.

Ai njoftoi se nga data 5-10 maj do te publikoje “bombën” e radhës me përgjime për liderët shqiptarë. Zaev konfirmoi se disponon përgjime ku janë përfshire politikanë në Tiranë apo Prishtinë, por se nuk do të bëhen publike pasi nuk dëshiron të cënojë integritetin e vendeve fqinje.

Ka biseda të cilat përfshijnë menaxhimin e situatës që tek ne njihet si kriza e Kosovës me eksportin dhe importin e miellit kur ndodhi dhe bllokimi i kufirit. Kemi dhe biseda ku janë të përfshirë zyrtarë të nivelit më të lartë të Shqipërisë për tema politike, gjatë bisedave me liderët e partive shqiptare dhe unë do të komentoja vetëm deri në këtë pikë sepse në të kundërtën rrezikoj të ndërhyj në integritetin e vendeve fqinje të cilat për ne janë vende mike dhe në asnjë mënyrë qëllimi ynë nuk është ky.

Zaev komentoi edhe sulmin e dy javëve më parë në fshatin Goshincë në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë duke u shprehur se ka informacione që bëhet fjalë për një organizim nga individë të caktuar të pushtetit.

Kemi indicje se këto sulme janë bërë nga ana e individëve të caktuar të pushtetit, të cilët dëshirojnë të keqpërdorin përbërjen multietnike të shtetit, të shkaktojnë tensione ndëretnike. Por më e mira në këtë situatëështë se populli nuk do ta lejojë realizimin e një skenari të tillë. Por për një gjë jam i sigurt, bëhet fjalë për një grup banditësh, individë të caktuar kriminalë, të cilët janë të pranishëm edhe në palën shqiptare edhe atë maqedonase, nuk mund të them me saktësi se organizatorë të kësaj ngjarje janë shqiptarë apo maqedonas por bëhet fjalë për banditë , të cilët nuk përfaqësojnë një etnitet të caktuar e aq më pak janë shëmbëlltyrë e qytetarëve të Maqedonisë.”- Zaev.

8 komente në “Zoran Zaev: Kemi dhe përgjime të zyrtarëve të lartë në Tiranë”

  1. FBI says:

    Plotesisht dakort, Fatkeqesisht po vertetohet cdo dite e me shume qe ne jemi Komb Qelbesirash, nuk bejme dot shtet ne kudo qe jemi bejme lufte vetem per Karrige, eshte e hidhur por duhet pranuar e verteta, ndoshta kane pasur te drejte disa Fuqi Evropjane qe thoshin se Shqiptaret nuk bejne dot shtet, e vetmja rruge tani eshte drejt Kartelit!!!!!!!!!!!!!!

    1. ncncnc says:

      Ti duhet te jesh vertet Qelbesire FBI,derisa peshtyn lart,ndaj mos i krahaso te ter me vehten tende

      1. shqiperi maqedoni says:

        Lideri I ri europian. Hallall. Shkateroje ate fuqi qe po e le maqedonine mbrapa shteteve te tjera. Mos harroni qe ata qe nuk zgjidhin emrin e maqedonise.

  2. nji uj selite te lutem says:

    Nuk jam dakort me FBIne, ne bem shtet per 50 vjet dhe shtet model bile,po kriminelet rrugaçet dhe antishqiptaret nuk e bejn dot shtetin se nga natyra jan antishtet pra kunder shtetit,kjo vjen nga mungesa pervojes e kriminelve dhe atishqiptarve per te krijuar shtetin, kjo kategori njerzish dhe hajdutet nuk kan atdhe njofin vetem paran dhe kjo esht arsyeja qe nuk bejn dot shtet,europa dhe amerika kerkon te bej shtet me kte kategori njersish qe thash me siper por tek ne esht e pa mundur kjo gje se llumi kti kombi esht pa pervoj shtetformuse.

  3. lili says:

    Pubklikoni qe te qeshim pak!

  4. apostoli i 23 te says:

    haa haaaa!
    shqiptarqiqt!
    spiune zagar te t hujve!
    bythqima pordhace!
    paradoks kozmik ky!

  5. drejtshkrimi says:

    Lexoni portalet maqedonase dhe jo vetem do te dhiteni gazit por po tju dalin perballe politikanet shqiptare ketej e andej kufirit do ti kapni e perdhunoni me zor aq te neveritshem jane.

  6. tirana- Londineze says:

    @@Pse nuk REAGON Tirana zyrtare per Pergjimet???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje