Gazetarja e ABC News denoncon televizionin e vet: Kemi dy muaj pa marrë rrogat

3 Maj 2015, 19:08Hi-Tech TEMA

Gazetarja e ABC News, Alma Çupi, thotë se televizioni ku punon ka dy muaj pa u dhënë rrogën gazetarëve.

Çupi drejton emisionin “Histori Shqiptare” dhe ajo është e vetmja gazetare që ka ngritur publikisht në ditën botërore të mediave, shqetësimin e mospagesës së gazetarëve, fenomen që mbizotëron në 90% të gazetave dhe televizioneve në Shqipëri.

Sipas një raporti të Unionit të Gazetarëve, vetëm 4 gazeta, nga 23 dhe 10 televizione, nga 72, i paguajnë në mënyrë korrekte gazetarët.

Të dhënat e Unionit tregojnë se situata e gazetarëve në Shqipëri është dramatike.

 

13 komente në “Gazetarja e ABC News denoncon televizionin e vet: Kemi dy muaj pa marrë rrogat”

  1. Claus says:

    Keta te “Temes” paskan probleme me vendosjen e “presjes”.
    E lexova pese here per te marre vesh ate vargan shifrash.

    1. Maryland says:

      @ Claus,

      Nuk ka nevoje per presje. Kuptimi eshte plotesisnte i sakte .

      “…vetem 4 gazeta nga 23 dhe 10 televizione nga 72 i paguajne ne menyre korrekte gazetaret. ”

      Shume sakte del mendimi. Ku duhet presja ketu ???

      Andej nga vitet ’60 ka qene nje rregull ne shkrimin e gjuhes shqipe qe nuk rekomandonte perdorimin ne te njejtin vend ne fjali te “presjes” dhe ” lidhezave: dhe, edhe,ose, e,ene,….”

  2. Armand Shkërdhaku ABC-News says:

    Faji nuk eshte i sandrit po i ministrise se mbrojtjes qe skemi len gjo pa i bo dhe prap sna ka dhon asnje milion Euro reklamë….e kta dun lek …e ku ti gjej unë?….

    ….ika un.. ajt të fala sandrit

  3. Tonini says:

    E mer dhe ju…Shkullaku e ka mendjen si te mobiloje vilen me pishine qe i ka marre Manes andej nga Tegu,kurse hidhni dengla,t’ju vije turp,.

  4. reali says:

    Televizioni ABC News eshte gjoja i Sandrit.Ai ne te vertete eshte i Sali Berishes dhe femijeve te tij.

  5. vladimir mezini says:

    Po mire çfare thote Shurrllaku pse sju ka pagu

  6. Billy says:

    Po Shkullaku? Me Shkullak eshte dhe moda. E ka bere ABC News si heroizmi i popullit tone ne shekuj, ku i ben jehone humbjeve te renda te zaptuesve te pushtetit me 23 qershor.

  7. mashtrusi prej Durrsi says:

    Sistemi i Mashtrimit operon edhe ne media si ne ndertim me kampione Gridhen..

  8. arian says:

    Mire ja u bojn me ato lajme qe sajojn keta lloj gazeteresh

  9. baba nga durrsi says:

    Kjo eshte njera ane e medaljes, qe natyrisht eshte e piset dhe e shemtuar sepse cdo pune e kryer duhet shperblyer sipas kontrates apo marrveshjes midis paleve, por ana tjeter e medaljes eshte qe shume “gazetare” jane komplet te pa afte dhe medioker, injorante dhe analfabeta funksional, te shitur dhe te blere, lajkatare dhe b*th lepires, aspak profesioniste, dhe qe nuk meritojne as te lexohen apo te shikohen ne ekrane tv, dhe si rrjedhim as te paguhen per idiotesite qe shkruajne, thone, komentojne, etj etj….

  10. iliri says:

    Më duket se dashke me shku, ose ke marrë ofertë nga Topi, ose edhe nga TemA.

  11. JA KAQ says:

    HI-TECH e dini vertet kuptimin e kesaj fjale ju te dashur gazetare qe na i sherbeni kete lajm ketu? ky nuk eshte lajm HI-TECH por lajm ikonomik,politik.

  12. Mendim says:

    Njerezit me mend e kishin dhe e Kane te qarte se do te vinte nje dite kur t’i thuhet stop = Ha Muco,pi Muco!? Vetem Shukullukun mos ta lene pa shperblyer sepse nuk mund te bejme pa mendjen e tij te “ndritur” ?!Prandaj dhe jeta eshte e bukur se ka me gjirin e saj dhe bicimsezer te till.Zoti na ruajt nga gjarperijt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje