Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sot në 3 maj në “Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit” gjendjen e përkeqësuar të situatës sociale e financiare të qindra gazetarëve në të gjithë vendin. Unioni shprehet se janë më tepër se kurrë tronditëse të dhënat që janë publikuar sot nga kjo organizatë në mediat shqiptare.
“Në 23 gazetat e përditshme socio-politike të vendit vetëm në 4 prej tyre respektohen dhënia e pagave korrekte në kohë dhe ato janë Panorama, Gazeta Shqiptare, Shqiptarja.com dhe Shqip. Në 19 gazetat e tjera vonesat janë të përhershme dhe gjithashtu edhe ikjet e gazetarëve nga puna pa përfituar shpërblimet e punës së kryer”, shprehet Unioni i Gazetarëve.
Situatë më e rëndë është në televizionet e vendit, ku nga 72 të tillë, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave.
“Në 72 televizionet e vendit, të listuar sipas Autoritetit të Medias Audiovizive, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve, të cilat janë RTVSH, Top Channel, News 24, A1 Report, TV Klan dhe disa televizione lokale. Ndërsa në 62 prej tyre, vonesat vijojnë nga një deri në pesë e gjashtë muaj, përfshirë në këtë gjendje edhe televizione kombëtare”, thuhet në deklaratë.
Te 71 radiot e vendit, vetëm 8 prej tyre paguajnë në kohë pagat, ndërsa “63 prej tyre janë në riciklim vonesash të pagave në mënyrën më arbitrare të cilat nisin nga një muaj e shkojnë deri në pesë muaj”.
Sipas Unionit, e njejta situatë ekziston edhe te mediat online, ku janë të punësuar më shumë se 320 gazetarë.
“Të njëjtën gjendje po ndjek edhe media më e re, ajo online. Nga 250 ëeb-e dhe gazeta online të celura përgjatë periudhës 2014 e deri më sot, në të cilat na rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash, ndërsa në 200 prej tyre ka një realitet informal të tmerrshëm”, thekson kjo organizatë.
Nisur nga kjo situatë, Unioni Gazetarëve Shqiptarë ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin e Medias, për të nxjerrë median nga kjo gjendje dhe për t’i dhënë asaj më shumë dinjitet.
“Nisur nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara , i kujtojmë Parlamentit dhe Qeverisë së vendit detyrën e pakryer dhe detyrimin kushtetues që kanë në drejtim të lirisë dhe respektimit të saj. Aktualisht asnjë prej mediave të vendit nuk respekton nënshkrimin dhe implementimin e asnjë kontrate kolektive për gazetarët. Kjo situatë është jashtë kontrollit dhe auditimit ligjor nga institucionet e linjës. Ne kërkojmë sot publikisht një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Medias, madje duke ftuar edhe përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve të mediave, për ta nxjerrë gjendjen nga ky standard dhe për t’i dhënë më shumë dinjitet medias dhe sidomos gazetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve.
mire beni shume qe e ngrini kete problem e me mire do kishte qene ta kishit ngritur ne 1 maj pasi ajo ishte dita per kushtet e punes, sot eshte dita per lirine e shtypit. interesante kjo puna e kontrates kolektive qe nuk respektohet nenshkrimi: pyetja eshte a ka pasur ndonje perpjekje per kontraktim kolektiv ne radhe te pare? nga gjithe keto termat qe keni vene se bashku me shume duket sikur e keni kopjuar nga ndonje deklarate tjeter sesa perfaqesim i realitetit shqiptar. Do kisha dashur shume qe te ishte e vertete qe ka pasur tentativa per kontraktim kolektiv, ama nga cfare degjojme si shume e veshtire te besohet. Filloni nje here organizoni nje sindikate te vertete qe perfaqeson interesat e punetoreve sepse e vetmja menyre per te ulur punedhenesit ne bisedime eshte forca e punetoreve. Suksese!
ju jeni zgjebe jo gazetar nuk dini as te shkruani as shqip pa llogaritur dinjitetin e gazetarit kurre skeni protestuar te gjithe hapet dhembet per n24 ore kur rrahen meren se gjoja merja skishte qene i edukuar u desh abasada e amerikes tu tregoje se kush eshte misioni juaj
kemi nje shqiperi me tre milion banore per sa gazetar mendoni se kemi nevoje ???
ju jeni thjeshte vegla te atij njeriu apo atyre njerzeve qe kane hapur kanal televiziv pra perhere do mbeteni vegla thjeshte per faktin se nuk dini ceshte gazetaria pale gazetaria hetuese
Ekzakt,nuk shtoj dot qofte edhe nje fjale.
Merreni me mend kur gazetaret nuk zgjidhin te drejten e pages koherent ne cdo vakt te muajit.Si do ta zgjidhin me publicitetin ne krahe te prorfesioneve te tjera qe ka vendi dhe biznesi.Keshtuqe ma mire te mos ekzistojne gazetaret si profesin sepse shkrimet e tyre nuk heqin cimen nga qulli per vete e jo ma per te tjeret.
Per keto gjera ankohuni, jo per Erjon Bracen. Nga ajo qe ju beri Brace duhet te nxirni mesim, se ju jeni per te mbrojtur publikun dhe jo veten tuaj. Dhe qe te mbroni publikun dhe publiken duhet qe te jeni shembull per vete.
Nuk mund te kerkojne respekt nga pronaret e mediave ku punojne, pasi se pari gazetaret nuk kane respekt per veten e tyre.
jeni krimbat qe e braktiset shqiperine qe ne 1990 i vute zjarrin cep me cep i perkrahet vuajtjet vjedhjet vrasjet e korrupsionin u angazhuat ne te mire te pushtetareve dhe kunder popullit jeni turpi i shqiperise
Coli .
Super e vertete ,me bukur s’mundet ta formulosh ,
verberine e gazetarise Shqiptare ne kto 24-vjet ,
e cila u rreshtua ne krahun e politikes duke i sherbyer shkaterrimit e degjenerimit total te shqiperise dhe jetes ne ate vend .
Njerzit me karakter te dobet ,te cilet per te fituar nji vend pune dhe pare ,shkelen mbi cdo moral qytetare te shoqerise shqiptare .
Dhe me e keqja eshte ,se kta mbahen ,si me qen dikushi sot ,perball atij populli ,nderkoh qe duhet te shikojn me shume ne realitet ,
e reaflektojn . Pafytyresia s’ka asgje te perbashket me njeriun> NJERI.
Po ka shume Televizjone,Gazeta mo, ne Albanistanin e Vogel nuk ka vend per kaq shume, ato qe Suvencjonohen nga Kartelet Paguajne Rregullisht, te tjeret nuk kane mundesi!!!!
ore shume mire ua bejne ju te ashtuquajturve gazetare sepse ju vetem gazetare nuk jeni…jeni sherbetore komplet te nenshtruar te politikaneve oedinere dhe te korruptuar shqiptare…jeni komplet papagaj qe perserisni fjalet e tutorit,prandaj e meritoni plotesisht gjendjen dhe realitetin ne te cilin ndodheni,per gjendjen e mjeruar qe po kalon populli shqiptar ju gazetaret jeni po aq fajtore sa jane edhe politikanet tane sharlatane…mire qe jeni totalisht te korruptuar por eshte per te ardhur keq me ju sepse ju mungon profesionalizmi dhe nuk dini te servirni nje lajm sado i thjeshte qe mund te jete dhe se fundi doja te theksoja se ne forumet e gazetave shqiptare me ne krye gazeten tema jane bere cerdhe antishqiptare vetem dhe vetem per te terhequr lexues…jeni vertet te peshtire dhe te pandergjegjshem..hengshit kokat tuaja me njeri tjetrin dhe me tutoret tuaj…
Kush fjeti me Djallin dhe u zgjua Engjull !!!
E njejta vlen edhe per gjithe ju gazetaret e Djallit .
Me bukur ska ku pershkruhet! Kush fjeti me djallin e u zgjua Engjell.
Pseudo gazetare qe lepihen nga fryn era, e i sherbejne vetem vampirave qe shkojne e vijne ne pushtet.
Si nuk doli dikush te shkruaje te zezen mbi te bardhe ashtu si eshte ?!