Një nga aktorët e njohur të Bollywood, ylli i filmave Salman Khan është dënuar me pesë vite burg për vrasjen e një të pastrehu, pasi e shtypi atë me makinë dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.
Aksidenti ndodhi në Mumbai në vitin 2012.
Aktori veç vrasjes së një të pastrehu, gjithashtu plagosi rëndë me makinën e tij edhe pesë persona të tjerë po të pastrehë.
Prokurorët akuzuan Khan se ai i përplasi njerëzit, pas humbjes së kontrollit të makinës së tij e llojit Toyota Land Cruiser, pas një nate të kaluar duke pirë në një lokal.
Aktori deklaroi se ishte shoferi i tij, ai që po i jepte makinës kur ndodhi aksidenti, por një gjyqtar në gjykatën e Mumbait të mërkurën tha se në timon ishte Khan dhe se ai ishte i dehur kur shtypi grupin e të pastrehëve.
Shoferi i tij dëshmoi në gjykatë muajin e kaluar ku tha se ishte ai që po drejtonte makinën dhe se aksidenti ndodhi pasi një gomë e saj kishte plasur./j.h
E paska derguar ne strehen e fundit…