Situata e rënduar në Kumanovë ka sjellë dhe shtyrjen e ceremonisë së ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për një afat të pacaktuar njoftuan nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
“Të nderuar, Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen.
Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht’, thuhet në deklaratën e Universitetit të Tetovës.
Paskan ngelur doktorat pa dekorate. Fshati digjet, e k….vat krihen!
Ram,nuk e di sesa krenar do te ndihej dikush si kryeminister i nje shteti sunit……….!!!!???