Dy persona që udhëtonin në Tiranë me 120 rrënjë kanabis sativa janë arrestuar nga policia.
Në flagrancë janë arrestuar dy shtetasit, Nazmi Bilja, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Gëzim Celami, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Dy personat ishin duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me targë KLO3041 kur janë ndaluar nga efektivët e Policisë për kontroll.
Gjatë kontrollit të mjetit të tyre ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 rrënjë bimë e dyshuar si Cannabis Sattiva të vendosura në kubikë.
Me pas u ushtrua kontroll në banesat e dy shtetasve dhe u konstatua se në mjediset e banesës së shtetasit Nazmi Bilja, ju gjet një armë zjarri automatik dhe në banesën e shtetasit Gëzim Celmani ju gjet një karikator me 4 fishekë e markës “TT” të cilat janë sekuestruara nga policia si provë matriale.
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme. /j.h