Kapen dy shtetas turq, transportonin 47 kg kanabis nga Shqipëria

11 Maj 2015, 11:11Kronika TEMA

Dy shtetas turq të moshës 48 dhe 55 vjec jank arrestuar nga policia kufitare greke për trafik lëndësh narkotike.

Mediat greke raportojnë se policia sekuestroi 47 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në brigjet e ishullit të Korfuzit.

Sipas mediave lokale greke, kanabis sativa ishte marrë nga Shqipëria dhe transportohej nga dy shtetasit turq drejt Korfuzit.

Dy trafikantët e kishin fshehur drogën në bregdetin verilindor të ishullit të Korfuzit.

Vlera e kanabis sativës të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 45 mijë Euro.

Dy shtetasit turq që u arrestuan do të hetohen nga Prokuroria e Korfuzit për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje