Mbytet në det 20 vjecari nga Kukësi

10 Maj 2015, 15:06Kronika TEMA

Një 20 vjeçar është mbytur në detin e Durrësit. Shtetasi me inicialet I.P. është mbytur në vendin e quajtur Sektori Apollonia.

Sipas policisë, 20 vjeçari është banues në Kukës.

I.P. kishte dalë bashkë me dy shokët e tij në det me një mjet lundrues pedalon, bën me dije policia.

Menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë dhe gjatë rrugës për në Spitalin e Durrësit shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.

 

1 komente në “Mbytet në det 20 vjecari nga Kukësi”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje