Ministria e Brendshme hap portal kundër hakersave dhe xhihadistëve

9 Maj 2015, 09:40Kronika TEMA

Ministri Saimir Tahiri, ka urdhëruar ngritjen e një portali elektronik, ku me anën e të cilit kërkon të luftojë propogandën e hakersave, xhihadistëve dhe pedofilët e internetit.

Sulmet e hakersave ndaj institucioneve shtetërore si dhe web-faqet e hapura për qëllime propogandistike xhihadiste, urrejtje fetare e faqe interneti pedofilie, do gjurmohen dhe shkatërohen (mbyllen) nga një supersistem që shumë shpejt do ngrihet nga ministria e Brendshme.

Bëhet fjalë për ngritjen e një portali që bllokon të gjitha faqet e internetit me përmbajtje të paligjshme që hapen dhe menaxhohen brenda teritorit shqiptar, raporton shqiptarja.com.

Vendimi për ngritjen e këtij sistemi është marrë nga ministri Saimir Tahiri.

Kjo, pasi shumë web-faqe të institucioneve qeveritare, dhe vetë kryeministria janë sulmuar nga hakera vendas dhe të huaj, duke implementuar propogandën e tyre në këto faqe inteneti.

6 komente në “Ministria e Brendshme hap portal kundër hakersave dhe xhihadistëve”

  1. anananananaanana says:

    Cila eshte baza ligjore e ketij urdheri?! Bllokimi mund te behet vetem me vendim gjyqesor. Eshte rrezik per lirine e shprehjes.Kete beri Erdogani dhe mori flake e gjithe Turqia. Te paaftet!

    1. shqiptari says:

      Nuk ka lidhje tjeter gje ka bere erdogani

    2. 006 says:

      Mos e vra mendjen sepse nuk ka eksperte kaq te mire ne skiperi.
      E shumta keta dine te heqin fishin e internetit nga shtylla.
      Ku dine keta te gjurmojne aman..

      1. hakeri says:

        Se kane fare qellimim te as te xhihadistet as te pefofilet as urrentja sociale. Duan ti mbyllin gojen ushtrise se blogjistave qe kush nje gje kush nje tjeyer ja la cjerre masken llojit te keq te qeverisjes qe bejne keta. Ata shqiptare qe lufrojne per xhihadistet ikin per leke jo nga bindja. Ikin se skane pune e ju paguan 30 mij dollare isis. Prfofilet kan qene dhe pa internet e do jene vete shoqeria i denon ato. Po nul besoj te bejne portal te tille keta. Nuk jan te afte te bejne gjera prandaj hic mos e vini ujin ne zjarr.

  2. ustai says:

    Pa dashur t’u heq entuziastin, por keni shanse teper te vogla per nje pune te tille, sepse ata qe sulmojne nuk kane faqe te cilat ti mund ti mbyllesh, ata thjesht futen ne rrjet dhe te sulmojne. Ky eshte nje trapllek me brire.thone jane te afte ok, atehere me bindni si do i monitoroni serverat lituaneze, ruse, kineze, ose me tej akoma mjafton te perdorin TOR BROWSER dhe kapini topat pastaj.
    Ore per ide keni ju por ne praktike jeni hiç.
    Nuk ka asnje shans per bllokime domain se jane triliona free, ti mbyll njerin e neser e pas disa minutash hap tjetrin. Lufta online konsiderohet e humbur pa filluar.

  3. Carlisle says:

    Me shume duket si nje mision kunder komentuesve online qe flasin per punet e shkerdhyera qe ben kjo qeveri
    Po ndertohet nje sistem spiunash , kunder fjales se lire.
    Te kishin hallin e talibanve dhe te pedofilave te shqiperise keta I kishin arrestuar te gjithe
    Pasi ata numerohen me gishta dhe arrestohen kollaj

    Kur vdes fjala e lire, ka lind demokracia e vladimir putinit
    Rofte KGB shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje