Gjykata e Lartë dërgon në shtëpi "atentatorin" e deputetëve

8 Maj 2015, 12:32Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e Durim Bamit për ndryshim të masës së sigurisë.

Bami u arrestua, pasi sipas dëshmisë së deputetit Doshi ai ishte personi kyç në skenarin për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.

Durim Bami ishte “atentatori” që do të kryente vrasjet dhe sipas deputetit Doshi ai do të paguhej 600 mijë euro për t’i kryer ato.

Ai u arrestua në 4 mars dhe u la në burg, por Gjykata e Lartë sot ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg’ në “arrest shtëpie”.

Bami gjatë dëshmive të dhëna para organit të akuzës hodhi poshtë çdo pretendim të deputetit Doshi, duke pohuar se ngjarja ishte një sajim. Pavarësisht kësaj deputeti i Shkodrës deklaroi dhe këmbëguli se atij i ishte bërë presion dhe ishte kërcënuar me jetë për të fshehur të vërtetën, gjë e cila nuk u provua nga hetimet e bëra. /j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje