Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në prokurori anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.
“Nga QSUT vetëm për tenderin “Për shërbimin e lavanderisë dhe hotelerisë në pavionet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë”, që mbulon shërbimin janar-prill 2015, si pasojë e shkeljes së barazisë në tendera shtetit i është shkaktuar një dëm prej 10,803,376 lekë”, thuhet në një njoftim për shtyp të KLSH-së.
Sipas KLSH-së, nga auditimi u konstatua se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në zbatimin e procedurës së tenderit “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit” për një fond limit prej 94,277,276.7 lekë pa t.v.sh për shërbimin e lavanterisë, ka skualifikuar padrejtësisht një operator pjesëmarrës në tender, me ofertë më të ulët se oferta e paraqitur nga operatori i shpallur fitues me një diferencë prej 10,803,376 lekësh.
“Me skualifikimin e këtij operatori ekonomik është shkelur barazia e pjesëmarrësve në tendera publike dhe është favorizuar subjekti fitues, veprim që është në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik” dhe v.k.m “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik””, bën të ditur KLSH-ja.
Për të gjitha shkeljet e konstatuara nga ana e grupit të auditimit, për zhvillimin e procedurës së këtij tenderi, KLSH ka depozituar pranë organit të Prokurorisë kallëzim penal ndaj punonjësve të QSUT-së, anëtarë të KVO-së, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. /gj.k/
Prandaj jane vene kukulla, te reja, ne krye te QSUT. Dhe keshilltare si Bashkim Sala, 72 vjec. Bashkimi, ne TV, krah Veliajt,me floke e vetulla te nxira, lyera, per te mbuluar thinjat se ka turp!
Ne te dyja rastet, e reja dhe i vjetri i leshnxire, kemi shperfaqje te mungeses identitetit socialist, profesional, moral,vetiak. Jane dukuri te shpirtit krijues rinor( miqesor) te Edi Rames, demokrat parimor!
Rrofte / Poshte – Hipokrizia.
Shkelje e hapur e ligjit te tenderimit ne QSUT. Dihet qe oferta me e ulet fiton ne tender. Ne rast te kundert ka korrupsion.
e ke gje nard ndoken ti vella? ne nje tender shikohen kriteret dhe me pas oferta ekonomike. ti, nard ndoka dhe klsh nuk e dini ende kete gje
mese e vertet, por fatkeqesisht edhe klsh kete llaf ka degjuar….
Ore duhet ut ne burg kokkoqja Manastirliu drjetorevica jo keta cerrat. ajo i ka urdheru