Pezullohen tre doganierë, lejuan futjen e mallrave pa u zhdoganuar

6 Maj 2015, 11:23Kronika TEMA

Tre doganierë u pezulluan sot nga puna, pasi një ditë më parë lejuan dy furgona të ngarkuara plot me fruta-perime të hynin në territorin shqiptar pa zhdoganuar mallin.

Dy furgonat me targa IMN 326 (Greke) dhe AA 623 KE, u ndaluan në rrugën kombëtare Kakavije-Gjirokastër, teksa po udhëtonin në drejtim të Fierit, njofton policia lokale.

Aksioni u organizua nga Drejtoria e Antikontrabandës.

Aktualisht dy furgonat janë bllokuar në Doganën e Fierit për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, burime zyrtare nga Dogana e Kakavijes, shprehen se tre doganierët, përkatësisht Rubin Shehu, Vladimir Dhima dhe Roland Mërtiri u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre është ngritur akuza penale “Shpërdorim detyre”.

Autoritetet doganore saktësuan se ngarkesa me fruta-perime kushton mbi 5 milionë lekë, vinte nga Greqi pa asnjë detyrim doganor.

1 komente në “Pezullohen tre doganierë, lejuan futjen e mallrave pa u zhdoganuar”

  1. salem says:

    Pse keta nuk futen ne burg?
    Veprime te tilla jane alla Berish e Bode.
    Ne burg qente!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje