Nëna e komisarit Dritan Lamaj ka folur për herë të parë, që prej vendimit të Gjykatës për lirimin e të akuzuarit kryesor për vrasjen e të birit.
Ne ceremoninë në përkujtim të efektivëve të rënë ne përballje me krimin, Lumturi Lamaj u shpreh se drejtësinë ia ka lënë në dorë shtetit.
Por nëse shteti nuk bën diçka, atëherë ajo thotë se do i drejtohet Hagës.
Pas më shumë se 1 viti e gjysmë gjykim, trupa gjyqësore e krimeve të rënda vendosi të pushojë çështjen ndaj Aben Frrokut të akuzuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit Lamaj 24 shkurtin e vitit 2013.
Gjykata rrëzoi pretendimet e Prokurorisë lidhur me dëshmitarin e mbrojtur ndërkohë që vendimi për pafajësinë e Frrokut është apeluar.
Pirdh, pirdh se shfryesh neno, nuk ka me
drejtesi, ka vetem bandite qe kane zaptuar gjitha llozha e shoqerise?!
si mund te flases me nje nene me kete gjuhe e per me teper djali i saj ushtarak eshte vrare ne detyre ???????????????????????????????????
Deshtimi I Rames dhe Metes me sistemin ne drejtesi eshte evident nga dita dites! Komisari dritan Lamaj I cili vdiq ne krye te detyres posheterohet nga pazari I paprecedent Rama Frroku ! Si mund te shperfytyrosh familjen e nje komisari te nderuar ?? Duket se pazaret ne drejtesine shqiptare skane te sosur , dhe nga ana tjeter pretendohet per nje dekriminalizim …. Hajde Rama- Meta hajde
Bardhyl mesoni me perpara si ndahet dhe si funksionon shteti ne shoqerin democratike pastaj veri fain kujtedo qe i takon. Jo cdo analize mund te fillon me Rama Meta. Dhe sa I nderuar ka qene ky komisar RIP as nje nuk e di?
He mo shtetar, ,,,pergjigjuni kesaj NENE. Drejtesi kerkon asnje gje me shume.
Ne cdo vend te botes me aq prova sa ka do ishte denuar vrasesi ose prokuroret me gjyqtaret….. Turp per ne si shqiptare qe me cfare kemi parë keto 25 vjet mendojme te shkojme ne kutit e zgjedhjeve ?!