Prokuroria kërkon 2 vjet e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo

4 Maj 2015, 14:20Kronika TEMA

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënim me 2 vjet e 6 muaj burg, për Kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqaj.

Zeqo  akuzohet për veprën penale “shperdorim detyre” në bashkëpunim, ne lidhje me dhënien në mënyrë abuzive të banesave sociale.
Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me të njëjtën masë edhe për gjashtë të pandehur të tjerë, anëtarë të komisionit të strehimit dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, Mimoza Kollçinaku. Kjo e fundit akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumentave dhe prokuroria ka kërkuar 4 vite burgim ose vendosjen e saj në “shërbimin e Provës” për 3 vite, me kushtin që të mos kryej vepër tjetër penale.
Tashmë mbetet në duart e Gjykatës së Fierit, e cila ose do të vendos dënimin me 2 vjet e 6 muaj burg për kreun e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, gjashtë të pandehurit e tjere dhe të drejtoreshës juridike, ose ta shpallë atë të pafajshëm. Seanca e radhës do të mbahet më 18 maj.

6 komente në “Prokuroria kërkon 2 vjet e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo”

  1. shoku says:

    He mo le ta denojne ca se do te dobesohet pak.

  2. fieraku4u says:

    KAQ PAK…???

    SA KA VJEDHUR DHE ALLISHVERISHE KA BERE KY KERCI KUQ I MUTIT.

    VETEM 2 VJET E 6 MUAJ BUR. KJO NUK ESHTE DREJTESI.

    KJO ESHTE DREJTESIA VK SHQIPTARE…

  3. SADJA says:

    EDHE UNE PO TE KISHA VJEDHUR AQ SHUME SA BFTJARI DO KERKOJAJA 5 VITE BURG PER VETEN TIME I LUMT BAFTJARIT ESHTE ME FAT

  4. babushi says:

    Qenka keq per para “prokuroria”.do ti holloj pak nga xhepat bashkiaket para se te lene detyren. Hajde Rilindje hajde.

  5. delfin bregu says:

    Baftjari eshte aktualisht kryetar bashki dhe jo ish kryetar or “gazetar”

  6. 007 says:

    E Hongry ky, ka per ta denue Gjin Gjoni me Burg te Perjetshem, te ben gjemen shteti ligjor ketu, kujdes?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje