Policia Rrugore, gjatë tre ditëve të fundit ka arrestuar 20 persona për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Në vijim të këtij operacioni vetëm gjatë orëve të para të ditës së sotme janë arrestuar 7 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mungesë dokumentacioni.
Personat e arrestuar sipas njoftimit të policisë janë:
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Francesco Simone, 43 vjeç, banues në Itali, i pajisur me leje drejtimi të kategorisë ‘’B”, sepse në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Opel‘’, me targa TR 9639M, në gjendje të dehur . (Neni 291 i K.Penal)
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Valon Maxhuni, 34 vjeç, banues në Kosovë, i pajisur me leje drejtimi të kategorisë ‘’A, B” sepse në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar mjetin foristrade tip “Benz”, me targë 03-458-HG, në gjendje të dehur. (Neni 291 i K.Penal)
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Boris Duka, 25 vjeç, banues në Tiranë, i pajisur me leje drejtimi të kategorisë ‘’B”, sepse në rrugën e “Kavajës“, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Audi” me targë AA 180 HB, në gjendje të dehur. (Neni 291 i K.Penal
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Selim Çelçima, 31 vjeç, banues në Durrës, sepse është kapur duke drejtuar mjetin e markës ‘’Benz’’, me targa AA 108 FL, në gjendje të dehur. (Neni 291 të K.Penal)
Më datë05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilir Musa, 47 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, është kapur duke drejtuar mjetin tip “Toyota», me targe AA 993 KU, nën ndikimin e alkoolit. (Neni 291 i K.Penal)
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Hekuran Haldeda, 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, është kapur duke drejtuar mjetin tip «Audi», me targe AA523SJ, nën ndikimin e alkoolit. (Neni 291 i K. Penal)
Më datë 03.05.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi Lorenc Doka, 27 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Aleksander Moisiu”, është kapur duke drejtuar mjetin tip «BMW», me targë AA 589 DI, nën ndikimin e alkoolit. (Neni 291 i K.Penal)
Te gjithe malok duket se jane.
Halli eshte te arrestohen “te fortet” se s’ka c’u ben gje as policia.Si c’duket i ka frike se ligji nuk e mbron,po mbron prostituten qe e shan policin ne mes te rruges dhe e qellon dhe polici ndeshkohet.Turp !