Policia Kufitare në Morinë të Kukësit arrestoi një shtetas kosovar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje kryer në bashkëpunim”
Ai është Admir Islamaj. 40 vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, teksa tentoi të hynte në territorin shqiptar.
Admir Islamaj nga Deçani, iu dorëzua palës kosovare, pasi Gjykata e Qarkut Pejë, në datë 21 prill 2010, kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.